Ukraina: Rusia do të testojë një raketë balistike ndërkontinentale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia planifikon të kryejë lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale për të frikësuar Ukrainën dhe Perëndimin sonte, sipas agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, që citojnë agjencinë GUR, lansimi do të bëhet nga rajoni Sverdlovsk i Rusisë.

Po ashtu, agjencia shtoi se rrezja e fluturimit për raketën ishte më shumë se 6,200 milje, shkruan A2 CNN.

Një deklaratë nga GUR tha: “Me qëllim që të ushtrojë presion dhe frikësojë në mënyrë demonstrative Ukrainën, si dhe shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-s, shteti agresor i Rusisë synon të bëjë një lëshim ‘stërvitor dhe luftarak’ të raketës balistike ndërkontinentale RS-24 nga kompleksi Yars.”

Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga Rusia mbi këtë çështje, shkruan A2 CNN.

Rusia nuk u përgjigjet pyetjeve në lidhje me planet e saj për të testuar raketa bërthamore, detajet e të cilave i klasifikon si sekret ushtarak, megjithëse lëshon deklarata pas lëshimeve të tilla. m.p.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV