Ambasadori i BE në Shqipëri: Jam i martuar me një burrë, njerëzit e dinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato në një intervistë të zhvilluar së fundmi ka folur në lidhje me javën kulturore europiane dhe nën moton e Bashkimit Europian: “Të bashkuar në diversitet”. Gonzato gjatë fjalës së tij u shpreh se të gjitha projektet që po zhvillohen me artistët, jo vetëm në Tiranë por edhe në rrethe dhe në Pilur të Vlorës.

Ai më tej foli në lidhje me ekspozitën e Blerta Kambo. Sipas tij dashuria është e njëjtë për të gjithë dhe se protretizohet në mënyra të ndryshme jo vetëm mes një femër dhe një mashkulli. Më tej në lidhje me dashurinë, ambasadori foli edhe për jetën e tij private dhe orientimin e tij sekesual. Gonzato tha se njerëzit e dinë që është homoseksual dhe se është i martuar me një burrë.

“Tema kryesore është krijimi kësaj hapësire në të cilën njerëzit të ndërveprojnë në mënyrë të lirshme dhe të formësojnë vizionin e tyre për BE. Do të kemi disa teatër. Një tjetër është ekspozitë nga Blerta Kambo; Dashuria është e njëjtë për të gjithë aty protretizohen mënyra të ndryshme dashurie, jo vetëm mes një femër dhe një mashkulli.

Besoj se njerëzit e dinë që jam homoseksual, por nuk abuzoj me pozicionin që kam. U zhgënjeva pasi kemi patur vështirësi për të gjetur vendin ku do të organizohej, se njerëzit thoshin nuk do t’i tregojmë këto fotografi se kemi fëmijë, por ato janë foto me dashuri. Janë thjesht fotografi. Në Shqipëri duhet të arrihet ky ndryshim i mendësisë.

Njerëzit të pranojnë larminë dhe mendoj që kjo do të japë efektin e vet. Kemi muzikë dhe tematika të tjera si emigracioni që prek shqiptarët dhe marrëdhënia mes gjuhës e pushtetit. Të gjitha këto për të simuluar reflektim për sfidat me të cilat përballemi. Kultura është mjet i fuqishëm për të tejkaluar kufijtë dhe prandaj e bëmë këtë në partneritet me artistët”.

Lexo edhe :  Arrestohet Meriton Mjekiqi, përfundon në pranga dhe vëllai i tij

Duke shpjeguar më tej deklaratën e tij publike mbi homoseksualitetin, Gonzato me sinqeritet rrëfeu në A2 CNN vështirësitë dhe tha se kjo nuk është kërcënim për njerëzit dhe nuk abuzon me pozicionin e tij.

“Është e vështirë sot të ekspozohesh në këtë formë dhe bëhesh i cenueshëm, por më pëlqen të jem i sinqertë. Nuk kam diçka për të fshehur. Të shprehesh se kush je në të vërtetë nuk është e lehtë por e rëndësishme të jesh i ndershëm. Mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju dhe ndjenjat që kam janë të njëjta me ju.

Po ne jemi ndryshe, jemi me këtë diversitet dhe jemi edhe të njëjtë. Me pëlqen edhe ideja e ekspozitës ne kemi një thelb njerëzor dhe ju ndoshta e dini që unë kam qenë i martuar me një femër dhe më pas u martova me një burrë dhe problemet janë njësoj,” tha ai./e.s

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV