Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Presidentja Osmani takon Limajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar të hënën kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, si pjesë e konsultimeve të saj politike në përpjekje për ta zhbllokuar ngërçin në Kuvendin e Kosovës, i cili ka mbetur i ka konstituuar edhe tre muaj pas zgjedhjeve.

Në një njoftim të shkurtër në Facebook, Presidenca tha se takimi vjen pas kërkesës së pranuar nga Nisma për takim. Presidenca nuk dha hollësi për atë që u bisedua në këtë takim, ndërsa Limaj nuk ka folur rreth tij deri tani. Nisma i fitoi tri ulëse në Kuvend në zgjedhjet e 9 shkurtit, në të cilat garoi në një koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Takimi mes Osmanit dhe Limajt vjen disa orë pasi deputetët dështuan për herën e tetëmbëdhjetë radhazi ta formojnë Kuvendin. Të hënën, ligjbërësit refuzuan për të dhjetën herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës.

Çështja e votimit të fshehtë – që u propozua më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti në disa votime t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u emëruar – është dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.

Ato thonë se është jokushtetuese mënyra se si LVV-ja po tenton që kryeparlamentari të votohet përmes formës së fshehtë, dhe i kanë kërkuar Kushtetueses të marrë “një masë të përkohshme për ndalim të mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe ta marrë një vendim”.

Haxhiu shihet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe AAK si një “figurë përçarëse”, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) thotë se nuk do ta mbështesë asnjë kandidat të Vetëvendosjes për kryeparlamentar.

Lexo edhe :  “Deri kur?” Deputetët e Kosovës dështojnë për herë të 37 të zgjedhin kryeparlamentarin

Vetëvendosje ngul këmbë se Haxhiu e meriton të zgjidhet dhe, ndonëse ka kërkuar marrëveshje politike me partitë e tjera, e ka përjashtuar mundësinë të sjellë kandidat tjetër pos saj.

Për krijimin e institucioneve të reja nevojitet arritja e ndonjë marrëveshjeje politike, duke parë se asnjëra parti nuk e ka fituar shumicën për të qeverisur e vetme. Vetëvendosje i ftoi 48 ulëse, PDK 24, LDK 20, koalicioni AKK-NISMA 8, Lista Serbe 9, Partia për Drejtësi dhe Mbijetesë 1 dhe pakicat joserbe 10.

Takimi i Osmanit me Limajn është i pari prej se Osmani takoi krerët e LVV-së, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, javën e kaluar në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje nga ky ngërç.

Pas atij takimi të përbashkët, Osmani tha se nuk kishte pajtim rreth konstituimit të Kuvendit, por shtoi se kishte parë një “disponim minimal” tek liderët partiak për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje.

Ajo kishte paralajmëruar takime për këtë javë me secilin lider veç e veç, nëse ata do ta shihnin të nevojshme. m.p.

Të fundit

Trump ia vulosi fatin e “non gratës” dje, Berisha: E ka me Ramaduron dhe kartelet e tij!

Sali Berisha është shprehur se Presidenti amerikan Donald Trump e shpalli Ballkanin një zonë të rrezikshme, për shkak të...

E braktisi për të marrë drejtimin e Kadastrës/ Berisha zbulon mesazhin e Deromemaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar largimin e Genc Deromemajt nga kryesia e PD-së për të marrë drejtimin e Kadastrës së Vlorës. Gjatë...

“Një komb nuk duhet ta ngrejë shpatën kundër një tjetri”/ Papa bën thirrje për paqe

Papa i ka kërkuar Izraelit dhe Iranit të “hedhin poshtë logjikën e ngacmimit dhe hakmarrjes”. Duke folur në audiencën e tij të përgjithshme javore, Papa...

E rëndë në Mamurras/ Gjendet trupi i pa jetë i një 60-vjeçari në një depo uji

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zheje të Mamurrasit. Rreth orës 10:00 të paradites së kësaj të mërkure, është gjetur trupi i...

Zyrtare, edhe sezonin e ri Superliga e futbollit do luhet me ‘Final 4’

Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur që skema “Final 4” do të vijojë të përdoret edhe për sezonin...

Lajme të tjera

Web TV