Humbisni kilogramët e tepërt me një zakon fare të lehtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për problemet me peshën dhe mbi peshën kemi folur shumë, por sigurisht jo pa arsye. Ndër shqetësimet më të mëdha të shoqërive moderne sot janë edhe kilogramët e tepërt.

Për shkak të vështirësive dhe problemeve që shkaktojnë në jetën e përditshme.

Nuk ka shumë rëndësi nëse jeni në prag të periudhës së plazhit ose jo, një trup i hollë është gjithnjë i shëndetshëm e në modë.

Me disa këshilla të lehta do të arrini jo vetëm të nxirrni toksina nga trupi, por edhe të humbisni peshë.

Më poshtë do të zbuloni një nga proceset që do t’ju zgjidhë një nga shqetësimet më të zakonshme të shëndetit dhe dukjes bukur.

Çfarë të konsumoni

Më shumë ujë, më pak peshë do të ishte përgjigjja e saktë e kësaj pyetje.

Një studim nga Frontiers in Nutrition shpjegon se sasitë e mëdha të ujit mund të ulin peshën trupore.

Kjo pasi konsumimi i ujit në mënyrë periodike dhe sidomos para konsumimit të vakteve rrit ndjesinë e ngopjes.

Në të njëjtën kohë ky proces do të stimulojë konsumimin e kalorive të duhura për prodhimin e energjisë trupore.

Ekspertët e lidhin mungesën e ujit në trup me shtimin e shpejtë në peshë ndaj nëse doni të hiqni kilet e tepërta kujtohuni të pini shumë ujë.

Si e ndihmon uji organizmin

Konkretisht ekspertët flasin për procesin e termogjenezës që është procesi i djegies së kalorive nga organet.

Ky proces përshpejtohet kur në trup futen edhe substanca të tjera të cilat ndihmojë metabolizmin.

Uji duket se është një ndër substancat që funksionon më shpejt dhe më mirë në djegien e këtyre kalorive.

Nga të dhënat e ekspertëve rreth 2 gota ujë, përafërsisht 500 ml në temperaturë ambienti rrit djegien e kalorive në trup me 30%.

Këto të dhëna vijnë të njëjta si për burrat ashtu edhe gratë duke i ndihmuar të djegin dhjamin dhe karbohidratet.

Lexo edhe :  Vitaminat që gratë duhet të marrin çdo ditë

E rëndësishme është që uji të jetë në temperaturë ambienti rreth 22 gradë celcius në mënyrë që ky proces të kryhet në maksimum.

Vlerat që i dhuron një gotë me ujë organizmit janë të shumta, por më e rëndësishmja është nxjerrja jashtë e toksinave të dëmshme.

Ky proces është i vështirë për t’u arritur ndaj disa gota ujë në ditë janë miqtë tuaj më të mirë.

Sa herë duhet të pini ujë

Nuk ka rëndësi nëse jeni në dietë strikte ose jo gjithnjë konsumoni shumë ujë.

Sipas dietologëve uji ka aftësinë të frenojë ndjenjën e urisë dhe t’ju lërë të ngopur më shpejt.

Një zakon i mirë i të qëndruarit në formë është të mos pini uji vetëm kur ju merr etja.

Bëjeni këtë vazhdimisht gjatë gjithë ditës.

Përgjithësisht rekomandohen 8 gota ujë në ditë për të pastruar totalisht organizmin tuaj.

Bëni gjithnjë kujdes me ndjesinë e urisë dhe të etjes pasi të dyja janë ngushtë të lidhura me njëra tjetrën.

Ndonjëherë në vend të urisë ajo që realisht po përjetoni është nevoja për një gotë ujë pasi trupi ndihet i dehidratuar.

Uji para vakteve

Për të humbur deri në dy kilogramë në një kohë të shkurtër pini ujë para konsumimit të vakteve tuaja.

Një studim i publikuar në revistën Obesity e vërteton edhe një herë këtë.

Sipas ekspertëve personat që konsumojnë ujë para se të hanë ushqim kanë tendencën të humbasin deri në 2 kilogramë.

Ky proces ndodh më shpejt se personat që nuk e konsumojnë ujin apo e konsumojnë pak.

Gjithsesi krahas konsumimit të ujit e rëndësishme është të keni një regjim ushqimor të pasur me fibra./E.Ç

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV