Reformim i PD pas humbjes?/ Berisha i shmanget pyetjes: Opozita ka shumë probleme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha, në konferencën për mediat, u pyet edhe nëse humbja lidhet vetëm me atë që pretendon ai se u vodhën votat, apo edhe me faktin se ka probleme PD. Por Berisha iu shmang pyetjes duke thënë se nuk ishin zgjedhje, por një farsë, të cilën opozita nuk e fiton dot.

Pyetje: Kjo kohë 14 vjeçare lidhet vetëm me faktin se Rama i vjedh zgjedhjet apo mund të ketë probleme edhe PD. Pas 2021 nuk u bë asnjë proces i brendshëm për të kuptuar se pati ndonjë gjë që nuk funksionoi?

Berisha: Unë mund të them se nuk janë zgjedhje, është farsë elektorale. Në cdo vend të botës, thuajse në cdo vend në 99.9% të vendeve të botës zhvillohen zgjedhje, në diktatura zhvillohen farsa. Farsat nuk i fiton kurrë opozita. Opozita mund të ketë një shumësi problemesh, por një farsë opozita s’e fiton kurrë. Farsa nuk fitohet sepse nëse ti shpërndan 100 euro, për 48% të votuesve, nëse fal 200 mln euro gjoba e interesa, që shkojnë minimumi 300 mijë votues. Nëse shpërndan 138 licensa për miliona bimë kanabis në mbarë vendin dhe ju nuk arrini të llogarisni se cfarë fitimi sjellin ato, dhe të gjithë licensat janë dhënë me një skemë për vota. Të gjitha në kundërshtim me ligjin dhe parimin ndërkombëtar të zgjedhjeve./E.T

Të fundit

Zjarret masive “pushtojnë” ishullin e Kretës, evakuohen 3,000 banorë

Një zjarr i madh në një nga destinacionet turistike më të njohura të Greqisë, në ishullin jugor grek, Kretë,...

“Alo” presidentësh, çfarë biseduan sot Trump dhe Putin për një orë?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, patën një bisedë telefonike sot, e gjashta në muajt e fundit. Ndihmësit e...

“Qeveria po tallet me integrimin”, Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz

Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht autore e vetme e një projektligji gjithëpërfshirës për kontrollin e investimeve të huaja, Jorida Tabaku, ka denoncuar në...

Shqipëria pa masa për të nxehtin! Punëtorët, në detyrë në mes të vapës

Në Shqipëri, autoritetet shëndetësore nuk kanë marrë asnjë masë për të përballuar valën përvëluese të të nxehtit që ka mbërthyer vendin, ndryshe nga sa...

Veliaj: Emrat e rrugëve, kujtesë për brezin e ardhshëm

Tirana, prej vitesh, ka bërë pjesë të hartës së saj emra personalitetesh që kanë kontribuar në mënyrë domethënëse në shoqëri. Në një postim të fundit...

Lajme të tjera

Web TV