Kufizohet dhënia e kredive për blerje banese.Vendimii bankës së Shqipërisë është publikuar në fletore zyrtare dhe parashikon që bankat të mos japin kredi për qytetarët që duan të blejnë shtëpinë e parë më shumë se 85% e vlerës së saj ndërsa në valutë 75 për qind.
Ndërsa ata që kërkojnë kredi për të blerë një shtëpi të dytë vlera e kredisë që do mund të marrin kur është në monedhën lekë do të jetë 80% e vlerës së pronës.Në vendim përcaktohet se për çdo kredimarrës duhet të bëhet një anlizë e mirfilltë e të ardhurave apo borxheve për përcaktimin e vlerës së borxhit të kredimmarrësit. Afati maksimal për shlyerjen e kredisë do të jetë deri në 30 vjet, ose do të caktohet një afat tjetër nga banka duke marrë në konsideratë moshën e kredimarrrësit, me qëllim që të mos ketë kredi për të shlyer në moshën e pensionit. Për huanë e marrë në lekë kësti i kredisë nuk duhet të jetë më shumë se 40% e vlerës së të ardhurave që ka qytetari.
Në vendim janë parashikuar një sërë përjashtimesh për kreditë që disbursohen në kuadër të skemave që mbështesin politikat publike të strehimit.Po ashtu edhe për rinovimet e banesave që lidhen me përmirësimin e efikasitetit të energjisë apo kalimin drejt burimeve të energjisë së rinovueshme.
Ky vendim i bankës së Shqipërisë do të rishqyrtohet jo më vonë se 2 vjet nga data e hyrjes së tij në fuqi.
Sipas Bankës së Shqipërisë zbatimi i këtyre kufijve do të mundësojë uljen e rrezikut të dështimit të kredimarrësve dhe pakësimin e humbjeve bankare të lidhura me këto kredi, si pasojë e zhvillimeve të pafavorshme në çmimet e pronave të paluajtshme. Këta kufij marrin në konsideratë dhe janë përshtatur për të adresuar në mënyrë proporcionale rrezikun, në varësi të tipit të pronës dhe monedhës në të cilën jepet kredia. /E.T