Shkencëtarët ngrenë alarmin: Gjysma e të rinjve do të përballen me probleme shëndetësore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarët kanë ngritur alarmin për gjendjen e rënduar të shëndetit tek adoleshentët në mbarë botën. Një studim i publikuar në revistën The Lancet tregon se shëndeti i kësaj grupmoshe ndodhet në një pikë kritike, dhe paralajmëron se pa ndërhyrje të menjëhershme, deri në vitin 2030 gjysma e adoleshentëve në botë do të përballen me probleme serioze shëndetësore.

Sipas raportit, ky brez i ri po rritet për herë të parë në një realitet të formuar nga ndryshimet klimatike, përhapja e teknologjisë digjitale dhe pabarazitë sociale. Këto kushte kanë sjellë kërcënime të reja për shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

Rritje alarmante e obezitetit

Në shumë vende afrikane dhe aziatike, numri i adoleshentëve që vuajnë nga mbipesha apo obeziteti është rritur deri në tetë herë gjatë tridhjetë viteve të fundit. Parashikimet tregojnë se deri në vitin 2030, 464 milionë adoleshentë do të jenë mbipeshë – një rritje prej 143 milionë krahasuar me vitin 2015.

Shëndeti mendor në rënie

Edhe shëndeti mendor është në krizë. Deri në vitin 2030, pritet që problemet mendore dhe vetëvrasjet të shkaktojnë humbjen e 42 milionë viteve jetë të shëndetshme. Kjo është një rritje me dy milionë vite krahasuar me të dhënat e vitit 2015.

Mungesë investimi për adoleshentët në vendet më të varfra

Në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, adoleshentët përbëjnë më shumë se 25% të popullsisë dhe mbajnë mbi 9% të barrës globale të sëmundjeve. Megjithatë, këto vende marrin vetëm 2.4% të ndihmës globale për zhvillim, duke lënë pas dore nevojat e kësaj grupmoshe.

Teknologjia: mundësi dhe sfida

Raporti thekson se teknologjia ofron mundësi për edukim, punësim dhe komunikim, por paralelisht edhe rreziqe. Shumë nga përvojat sociale dhe emocionale të adoleshentëve ndodhin online, çka mund të dëmtojë zhvillimin e tyre të shëndetshëm nëse nuk menaxhohet siç duhet.

Lexo edhe :  Dua Lipa merr shtetësinë e Kosovës/ Osmani: Jemi krenar për ty

Në përfundim, Komisioni i “Lancet” thekson rëndësinë e përfshirjes së vetë të rinjve në krijimin e politikave dhe zgjidhjeve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre. Ata duhet të kenë të drejtën të dëgjohen dhe të përfaqësohen në çdo vendimmarrje që lidhet me ta./E.Ç

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV