Bombarduesit amerikanë B-52H zbarkojnë në bazën ajrore të Morón

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur bombarduesit strategjikë B-52H Stratofortress në bazën ajrore të Morón, në Sevilje, në kuadër të misionit Bomber Task Force Europe (BTF). Ky dislokim është pjesë e një operacioni që synon trajnimin e forcave ajrore në skenarë të paqëndrueshëm në Evropë dhe demonstrimin e aftësisë amerikane për të projektuar forcë ajrore me rreze të gjatë veprimi.

Sipas deklaratës së gjeneralit amerikan Jason T. Hinds, zëvendëskomandant i USAFE-AFAFRICA, “Bomber Task Force Europe është një mesazh paqeje përmes fuqisë ajrore. Ky dislokim garanton që forcat tona të mbeten të qëndrueshme, dinamike dhe të gatshme të përgjigjen me shpejtësi ndaj sfidave të reja të sigurisë”, shkruan A2 CNN.

Vendosja e këtyre bombarduesve ndodh në një moment kur tensionet me Rusinë janë përshkallëzuar. Çdo lëvizje ushtarake amerikane në Evropë përbën një mesazh politik dhe ushtarak drejtuar Moskës, duke nënvizuar praninë aktive të Uashingtonit në kontinentin evropian.

Operacioni BTF shërben gjithashtu për ushtrime të përbashkëta me vendet aleate dhe teston konceptin Agile Combat Employment (ACE), i cili përfshin përdorimin e bazave të vogla dhe të lëvizshme për të shmangur parashikueshmërinë dhe për të rritur fleksibilitetin operacional.

Baza e Morón zgjidhet për shkak të pozicionit strategjik, që mundëson veprim të shpejtë të NATO-s në Mesdhe, Afrikën Perëndimore dhe Evropën Qendrore, si dhe për kapacitetin e saj për të strehuar avionë të rëndë si B-52H. m.p.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV