“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte përplasur në kopshtin e tij të përparmë.

Anija mallrash, NCL Salten, kishte ngecur në breg pak para orës 5 të mëngjesit të enjten, pasi kishte hyrë në fjordin e Trondheimit në rrugën e saj drejt qytetit perëndimor të Orkanger.

Një fqinj i habitur e shikoi anijen, e cila po udhëtonte me rreth 16 nyje (afërsisht 30 km/orë), teksa po shkonte drejt e në breg, në kopshtin e Johan Helbergut, duke i shpëtuar për pak shtëpisë së tij.

Helberg , i cili jeton në Byneset, pranë Trondheimit, u zgjua nga fqinji i tij që po i binte ziles së derës. Ai shikoi nga dritarja për të parë harkun e anijes.

“Shkova te dritarja dhe u habita shumë kur pashë një anije të madhe”, i tha Helberg gazetës Guardian. “Më duhej të përkulja qafën për të parë majën e saj. Ishte kaq e pabesueshme”.

Në bordin e anijes së regjistruar në Qipro ndodheshin 16 anëtarë të ekuipazhit, midis tyre norvegjezë, lituanezë, ukrainas dhe rusë. Nuk pati raportime për lëndime ose derdhje nafte. Policia po heton incidentin dhe ka identifikuar një të dyshuar në bordin e anijes. m.p.

Të fundit

Vatër zjarri në Maliq, përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në kodrat e fshatit Leminot të bashkisë së Maliqit. Forcave zjarrfikëse dhe të shërbimit...

OSHEE propozon skemë të re për shlyerjen e faturave të energjisë

Kush ka fatura të energjisë elektrike të pa-paguara deri në fund të vitit 2023, do të mund t’i shlyejë ato me këste ose njëherazi...

BE miraton 87.7 mln euro për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë

BE, përmes Bordit të Investimeve në Ballkanin Perëndimor, ka miratuar një paketë investimesh për 3 shtete të rajonit tonë. Paketa prej 87.7 milionë Eurosh është...

Ben Blushi: Duhet të bëjmë biznes me universitet, të ftojmë studentë nga Azia

SHKRUAR NGA BEN BLUSHI Gati një vit më parë isha i ftuar për një bisedë me studentë të gjuhë letërsisë në Universitetin e Korcës....

Trump paralajmëron lëvizjen e radhës: Mund të godasim sërish

Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara mund të godasin sërish uzinat bërthamore të Iranit “nëse është e nevojshme”. Trump e bëri këtë...

Lajme të tjera

Web TV