Festa e PS në Pallatin e Brigadave, Rama: Jemi ngjitur aq lart sa askush s’e ka besuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama mblodhi në një takim falenderues në Pallatin e Brigadave ekipin që garoi për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

Kryesocialisti Rama tha në fjalën e mbajtur me këtë rast se PS duhet të dëshmojë se do ta përdorë fuqinë e mandatit të katërt për të bërë realitet fjalët.

“Duhet ta nisim nga vetja për të riparë nivelin e udhëheqjes, na duhet një mirëkuptim i plotë brenda nesh për të siguruar shqiptarët dhe BE me fjalë të përputhura me veprat se ne do ta përdorim fuqinë e mandatit të katërt. Jemi ngjitur aq lart sa askush nuk e ka besuar. Duke u përpjekur të reflektojmë për këtë besoj se mbi të gjitha kjo ka ndodhur se kemi arritur të nxjerrim më shumë nga vetja pas çdo fitoreje. Sa më shumë të vetëkorrigjohemi ne aq më shumë do përfitojë Shqipëria. Unë me disa këtu nga koha e vjetër e kemi parë këtë familje në errësirë dhe dritë”, tha Rama. m.p.

Të fundit

Shqiptarët të fiksuar me “Mercedes”, Durrësi kryeson numrin e autoveturave

Dy markat e makinave që dominojnë në Shqipëri ende vijojnë të mbeten gjermanet Volkswagen dhe Mercedes Benz. Instituti i Statistikave...

Trump paralajmëron Iranin: Mund t’ju godasim sërish nëse është e nevojshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se SHBA mund të sulmojnë përsëri objektet bërthamore të Iranit, nëse situata e kërkon një...

1974 – Shembja e juntës ushtarake në Greqi dhe fillimi i epokës së Metapolitefsi

Pas shtatë vjetësh diktaturë ushtarake (1967–1974), regjimi i kolonelëve në Greqi u shemb në korrikun e vitit 1974, pas një krize të thellë politike...

Horoskopi ditor, 23 Korrik 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do ketë disa pengesa te vogla gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni mire ne krahët e atij qe keni ne...

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit për lirimin e hapësirave publike,...

Lajme të tjera

Web TV