Vendi fqinj i Shqipërisë drejt shkurtimit të orarit të punës, synon…

Qeveria e Malit të Zi është afër miratimit të shkurtimit të orarit të punës. Modeli, sipas kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spajic, do t’i kënaqë punëdhënësit, por edhe sindikatat.

Orari i punës pritet të shkurtohet në shtatë orë në ditë.

Ai ka thënë se javën e ardhshme do të mbahen konsultime të gjera me partnerët socialë, ku do të kristalizohet versioni përfundimtar i kësaj reforme.

Qëllimi, sipas Spajic, është që përmes këtyre konsultimeve të gjera të realizohet një nga reformat më të mëdha, me synimin për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve dhe për të ofruar më shumë kohë për familjen, por edhe një punë më efikase dhe produktive.

Ai ka thënë se javën e ardhshme do të mbahen konsultime të gjera me partnerët socialë, ku do të kristalizohet versioni përfundimtar i kësaj reforme.

Qëllimi, sipas Spajic, është që përmes këtyre konsultimeve të gjera të realizohet një nga reformat më të mëdha, me synimin për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve dhe për të ofruar më shumë kohë për familjen, por edhe një punë më efikase dhe produktive./kb