Arsyeja e qetësisë së thellë të Edi Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Spartak Ngjela

Gjendja jonë politike dhe shtetërore në Shqipëri është në qetësinë e thellë të kryeministrit  Edi Rama.

Po, si i është krijuar një qetësi e tillë dhe pa fare emocion politik kryeministrit Edi Rama?

Kjo është një qetësi që vjen nga fakti se kryeministri nuk ka kundërshtar; ngaqë kryetari i Partisë Demokratke, Sali Berisha, është non ngrata në Uashington dhe në Londër, kurse në Shqipëri ai është i akuzuar nga SPAK për korrupsion.

Dhe këtu merr fund gjithçka, sepse sot opozita nuk drejtohet nga një kryetar që mbron interesin kombëtar.

Interesi kombëtar i shqiptarisë në Shqipëri dhe në Kosovë është mbështetur te NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Atëherë?

Është pikërisht ky fakt që nuk e lejon Partinë Demokrate që të luftojë për pushtet; dhe kjo është pikërisht arsyeja kryesore që Partia Demokratike doli aq dobët në zgjedhjet politike të majit 2025.

Gjithsesi duhet të kuptohemi: politka është interes dhe kuptohet se interesi i Partisë Demokratike është mbështetur tek Sali Berisha.

Por pikërisht kjo është arsyeja e nënvleftësimit ndërkombëtar të Partisë Demokratike; kurse  lidershipi i Partisë Demokratike ende nuk po arrin ta kuptojë këtë

Po Sali Berisha?

Sali Berisha është në interesin e tij, sepse ai është një person me akuzë penale në SPAK  dhe kuptohet që po lufton me të ardhmen e tij politike në Shqipëri.

Por pikërisht këtu përplaset interesi i PD me interesin e kryetarit të saj Sali Berisha.

Ja pra, kjo është kontradikta e kësaj kohe për Partinë Demokratike.

Por këtë kontradiktë Partia Demokratike nuk e zgjidh dot.

Atëherë?

Kjo situatë kështu do të vijojë derisa SPAK të gjykojë Sali Berishën. Dhe, nga ky gjykim kuptohet se Sali Berisha ose merr pafajësi, ose dhe mund të dënohet. Por po të dënohet Berisha nuk mund të vijojë dot jetën politike

Lexo edhe :  A po afrohet një Luftë e Tretë Botërore?

Prandaj dhe kjo analizë sigurisht që mbyllet pikërisht këtu; në pritje për gjyqin penal që SPAK do të zhvillojë për çështjen penale që është ngritur kundër Sali Berishës.

Por ja pra, pikërisht kjo është arsyeja që gjendja jonë politike dhe shtetërore në Shqipëri është e mbërthyer në qetësinë e thellë të kryeministrit  Edi Rama.

Të fundit

Gabimi më i madh i opozitës, për të cilin edhe unë kam përgjegjësi personale

Nga Rudina Hajdari Rezultati i zgjedhjeve të fundit tregoi më qartë se kurrë më parë se opozita i bëri vetes...

Dështimi i radhës, Kuvendi nuk konstituohet as pas përpjekjes së 23-të

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për herë të 23-të radhazi të konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit....

Konflikti në Lindjen e Mesme/Netanyahu pranon propozimin e SHBA-ve për armëpushim në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka thënë “po” propozimit të ri për armëpushim në Gaza, të paraqitur nga i dërguari i Donald Trump për...

Petro Koçi rrëfen dhunën e Majit 1996/ Dita e çmendurisë berishiane që nuk harrohet!

Nga Petro Koçi Jemi ne Fier te nesermen e 28 Majit 1996. Ne Tirane opozita ishte rrahur egersisht ne mes te sheshit Skenderbej. Ne kishim...

Dy goditje për George Clooney: Skandali i “Casamigos” dhe fundi i martesës me Amal!

Fituesi dy herë i çmimit Oscar George Clooney ka qenë në qendër vëmendjes pasi u ngrit një padi kolektive ku pretendohet se marka e...

Lajme të tjera

Web TV