“Të gjithë do japin llogari”/ Këlliçi tregon ç’do të ndodhë në Kuvendet e PD në vijim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Belind Këlliçi ka folur rreth hapave që do të ndjekë kjo forcë politike pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 11 majit.

Ai tha se fillimisht PD do të evidentojë krimin elektoral dhe më pas të gjithë ata që garuan më 11 maj do të japin llogari përpara strukturave për rezultatet e arritura.

“Mos kujtoni se po i shmangem unë apo ndokush tjetër përgjegjësive. Kushdo që ka garuar në zgjedhjet e 11 majit pa diskutim që do duhet të jetë subjekt i një analize të brendshme. Subjekt i matjes së performancës dhe subjekt i matjes së mënyrës si ka bërë fushatën elektorale dhe do duhet të japi llogari para demokratëve, para strukturave dhe forumeve të PD. Por tashmë jemi te kapitulli i parë që është evidentimi i asaj që ka ndodhur në 11 maj. Nuk po themi që të kemi pushtet në tavolinë por kërkesa është që në Shqipëri të ketë zgjedhje. Ky proces sot do të çohet deri në fund”, deklaroi Këlliçi në një media./e.t

Të fundit

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Spiunazh dhe komplot për vrasje në Gjermani, zbulohet plani i tre personave

Tre persona janë akuzuar në Gjermani për spiunazh dhe një komplot të mundshëm për vrasjen e një shtetasi ukrainas, sipas prokurorisë federale gjermane. Objektivi i...

Lajme të tjera

Web TV