Gaza, ushqim dhe plumba/ Palestinezët marrin për të ngrënë, Izraeli hap zjarr

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcat izraelite qëlluan me armë zjarri, teksa palestinezët në Gaza luftonin për të marrë ndihmat humanitare që kanë arritur të hyjnë në enklavë.

Sipas Associeted Press në zonë ka pasur tanke izraelite dhe një helikopter, teksa forcat hapën zjarr ndaj palestinezëve të uritur.

Ushtria izraelite tha se trupat e saj qëlluan me armë zjarri në zonën jashtë qendrës dhe se u vendos kontroll mbi situatën.

Associated Press raporton se pa të paktën tre palestinezë të plagosur në vendngjarje.

Turmat u panë duke vrapuar nga vendi i ngjarjes. Disa arritën të siguronin kuti ndihmash -që përmbanin artikuj bazë si sheqer, miell, makarona por shumica dërrmuese ikën duarbosh.

Një zëdhënës i grupit që shpërndan ndihmat tha për Associeted Press se nga ana e tyre nuk pati asnjë të shtënë, edhe pse grupi përdor kontraktorë privatë të armatosur për të ruajtur qendrat dhe transportin e furnizimeve.

Palestinezët janë bërë të dëshpëruar për ushqim pasi gati tre muaj bllokadë izraelite e shtyu Gazën në prag të urisë.

Të martën, qindra mijëra burra, gra dhe fëmijë ecën për disa milje nga kampet të tendave përgjatë bregdetit mesdhetar të Gazës përmes vijave ushtarake izraelite për të arritur ndihmat.

Zyrtarët e OKB dhe punonjësit e ndihmës kanë paralajmëruar për rrezikun e përplasjeve midis trupave izraelite dhe turmave të njerëzve që kërkojnë ndihmë në qendra./e.t

Të fundit

17 korrik 1945 – Konferenca e Potsdamit, mblidhen Truman, Çurçill e Stalini

Më 17 korrik 1945, në qytetin e Potsdamit pranë Berlinit, tre udhëheqësit e kombeve aleate – Winston Churchill (Kryeministër...

Horoskopi ditor, 17 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni se cilin dëshironi në anën...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

Lajme të tjera

Web TV