Kandidat për Bashkinë e Tiranës?/ Alimehmeti befason me përgjigjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar sot ne emisionin “Breaking” në Top News si një nga kandidatët e Partisë Demokratike të listës së hapur, më të votuar edhe pse nuk siguroi dot një mandat deputeteti në parlament.

Ai u shpreh se ndryshe nga anëtarët e PD-së nuk ka kërkuar videot e rinumërimit të votave por të numërimit pasi do të bëjë një analizë më të qartë, pasi të zzotërojë ato video më pas do kërkojë ato të rinumërimit.

Ai ka siguruar dhe ka falenderuar votuesit e tij duke thënë se zëri i tij përfaqëson votën e tyre dhe ai zë do të dëgjohet me patjetër.

Pavarsisht se nuk ka qenë dakord me disa politika të zbatuara në PD ai tha se si ligj gjithmonë kur shumica fiton pakica duhet të zbatojë atë që vendoset, qofshim apo jo dakord. Ai gjithashtu tha se kishte marrë më shumë vota se pretendenti Basha në 2021 por për të vendosur çfarë i duhet PD-së duhet një analizë e thellë në rang kombëtar.

“Deklaratat e mia nisen nga fakte dhe ndiej detyrim ndaj votuesve që ta çoj deri në fund zërin e tyre, qofsha apo jo në parlament.

Të gjithë e kanë videot. Partia Socialiste detyroi që të mos merren, ndërsa ne nuk vepruam kështu, sepse na duhen për analiza të brendshme edhe pse personalisht isha kundër. Por, pavarësisht nëse jam kundër një ligji, kur ai miratohet, duhet të zbatohet. Dua që ligji të funksionojë. Aktualisht, ne jemi në procesin e raportimit të votës ashtu siç duhet, proces që KQZ nuk po e përmbush. Vetëm kur të kemi qartësi mbi votën e qytetarëve në nivel kombëtar, atëherë mund të flasim qartë se çfarë i duhet dhe çfarë i mungon Partisë Demokratike”, u shpreh Alimehmeti./kb

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV