Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Sot etapa e tretë, ja akset që do të bllokohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot do të zhvillohet etapa e tretë e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë që nis në Elbasan dhe përfundon në Vlorë. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, blutë i bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin kalimin në rrugët ku do të zhvillohet ky aktivitet, si më poshtë:

ETAPA E TRETË/Datë 28.05.2025
Rruga nga kalaja e Elbasanit – Rruga e luleve – Bradashesh, nga ora 11:30 deri në orën 12:10
Rruga e Baradasheshit – ura e Cërrikut, nga ora 11:45 deri në orën 12.30
Ura e Cërrikut – kthesa e Belshit, nga ora 12:00 deri në orën 12:30
Kthesa e Belshit – Kuçovë, nga ora 12:15 deri në orën 13:30
Rruga Kuçovë – Poshnje, nga ora 13:10 deri në orën 13:30
Rruga Poshnje – Saver, nga ora 13:15 deri në orën 14:30
Rruga Saver-Fier (mbikalimi te VIVA), nga ora 14:10 deri në orën 14:40
Unaza e Fierit deri në Levan, nga ora 14:15 deri në orën 15:20
Autostrada Levan – Vlorë, nga ora 15:00 deri në orën 15:50
Pusi i Mezinit, rruga e re, deri te sahati, nga ora 15:35 deri në orën 16.00.

Në etapën e parë e cila nisi në Bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë vijoi për në Rrëshen, Lezhë dhe më pas Shkodër, pas 151 kilometrave të përshkruara, në Parrucë vijën e finishit i pari e kaloi Gabriele De Fabritis.

Në etapën e dytë që nisi në Shkodër dhe përfundoi në Elbasan Nils Rimajer i ekipit të Amsterdamit, Hollandë arriti të prekte vijën e finishit i pari.

Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, një prej garave më të vjetra në botë përbëhet nga 15 skuadra dhe 96 sportistë.

Turi i Shqipërisë do të përfundojë të premten me etapën e pestë dhe të fundit me nisje në Vlorë dhe përfundim në Fier, ku do të kurorëzohet dhe fituesi i këtij edicioni të 82-të./e.t

Të fundit

OSHEE propozon skemë të re për shlyerjen e faturave të energjisë

Kush ka fatura të energjisë elektrike të pa-paguara deri në fund të vitit 2023, do të mund t’i shlyejë...

BE miraton 87.7 mln euro për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë

BE, përmes Bordit të Investimeve në Ballkanin Perëndimor, ka miratuar një paketë investimesh për 3 shtete të rajonit tonë. Paketa prej 87.7 milionë Eurosh është...

Ben Blushi: Duhet të bëjmë biznes me universitet, të ftojmë studentë nga Azia

SHKRUAR NGA BEN BLUSHI Gati një vit më parë isha i ftuar për një bisedë me studentë të gjuhë letërsisë në Universitetin e Korcës....

Trump paralajmëron lëvizjen e radhës: Mund të godasim sërish

Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara mund të godasin sërish uzinat bërthamore të Iranit “nëse është e nevojshme”. Trump e bëri këtë...

Jorida Tabaku i drejtohet Ramës: “Bashkia nuk është zyrë partie”

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale mbi zhvillimet e fundit në bashkitë e vendit...

Lajme të tjera

Web TV