Goditje para finales së madhe, Inter zyrtarizon transferimin e sulmuesit të Marseille

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Interi ka arritur një marrëveshje me Olympique Marseille për transferimin e anësorit brazilian Luis Henrique. Zikaltërit do të paguajnë 23 milionë euro plus 2 milionë euro shtesë në bonuse, për një total prej 25 milionë eurosh.

Sipas Fabrizio Romano, Henrique, një anësor 23-vjeçar, do të nënshkruajë një kontratë shumëvjeçare me Interin që do ta lidhë atë me klubin deri në vitin 2030.

Pavarësisht interesit nga klube të tjera, përfshirë Juventusin dhe Nottingham Forestin, Henrique vendosi t’i bashkohej Interit.

Henrique pritet të forcojë konkurrencën në krahun e djathtë dhe mbërritja e tij vjen përpara finales së Ligës së Kampionëve që Interi do të luajë kundër PSG-së në Mynih të shtunën.

Braziliani shënoi 9 gola dhe dha 10 asistime në 35 ndeshje në të gjitha garat për Marseille sezonin e kaluar, dhe më parë luajti për Botafogon./ D.C

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV