Meçe: Parlamenti nuk do gjejë paqe me Berishën, ja kauza e opozitës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Arben Meçe, në “News Line” në ABC News, komentoi seancën e sotme plenare në Kuvend, ku nuk munguar reagime apo revoltat nga opozita. Ishte ish-kryeministri Sali Berisha i cili “zuri” Foltoren dhe u shpreh me akuza ndaj mazhorancë si edhe kryetares së Kuvendit.

Berisha, u shpreh ai nuk e pranon humbjen. Gjithashtu theksoi se sa kohë që të jetë ish kryeministri Sali Berisha, parlamenti nuk do të jetë asnjëherë në normalitet.

“Berisha problemin e vet të partisë do ta transmetojë në Parlament. Përballë kësaj humbje, referuar statusit të PD duhet të japë dorëheqje. Por Berisha nuk mund ta lëshojë kaq lehtë pronën e vet. Kemi thënë prej kohësh që Berisha është pronar i PD. Është absurde të mendosh që Berisha do të japë dorëheqjen. I vetmi argument që ai do të ndërtojë është i lidhur me atë që e prezantoi si farse elektorale. Edhe pse ambasada amerikane uroi popullin shqiptar për zgjedhje. Berisha zgjedhjet nuk pranon”, tha ai.

Në analizën e tij, Meçe tha se kjo situatë sipas tij nuk pritet të ndryshojë dhe se sipas tij edhe në shtator nuk pritet që të ketë qetësi parlamenti.

“Grupi që zgjodhi Berisha në listat e mbyllura është ndryshe grupi i sherrit. Mund ta quajt edhe grup paramilitar. Ai do të vijë në Parlament në shtator dhe do ta mbajë në këtë gjendje. Kjo gjendje nuk është normale në demokraci. Kemi përballë “21 Janarin” dhe përballë “Partizanin”, kemi edhe CEZ/DIA që kaloi në gjykim. Kemi privatizimin e hidrocentraleve të Shqipërisë. PD është pronë e Berishës, pronari nuk mban peng pronën. Ka një popull opozitar që nëse nuk e ka kuptuar, tashmë populli opozitar dhe PD janë institucione që janë shumë larg njëri-tjetrit. Rënia 30 % e PD në themel të tregon që një popull opozitar është tërhequr dhe e ka braktisur PD.  Dhe ne do të shohim edhe që gjithë Kryesia e PD, titullarët e institucioneve janë në grup parlamentar, shto edhe grupi i zjarrit do të bëjnë politikë që thjesht do të ndërtojnë kauzën që çështja e PD është mbrojtja e Berishës”, ka thënë mes të tjerash Meçe./kb

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV