Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje për t’i qëlluar pas shpine sllavët”. Përmes një deklarate me tone shumë të ashpra, thuhet se agjentët rusë kanë arritur të konfirmojnë faktin që kompanitë serbe të mbrojtjes kanë vazhduar të furnizojnë Ukrainën me municione, pavarësisht neutralitetit ushtarak të deklaruar nga Beogradi.

Skema e përdorur nga Serbia për kamuflim, sipas Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, konsiston në përdorimin e certifikatave false të përdoruesit fundor, mes tyre dhe vende të NATO-s që shfaqen shpesh si Polonia, Çekia dhe Bullgaria. Moska e konsideron veprimin e Beogradit, që ka dërguar për forcat e Kievit raketa, abusë dhe mbi një milionë fishekë, si një mbështetje për synimet e Europës për një disfatë strategjike të Rusisë.

“Nuk ka gjasa që dërgesa të tilla të justifikohen nga ‘konsiderata humanitare’. Ata kanë një qëllim të qartë – të vrasin dhe gjymtojnë personelin ushtarak rus dhe popullsinë civile të Rusisë”, deklaroi Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë.

Më pas përmenden me emër të gjitha kompanitë e industrisë së mbrojtjes serbe, të cilat akuzohen se po marrin pjesë në atë që Rusia e quan “rrip transportues të vdekjes”.

“Të krijohet përshtypja se dëshira e punëtorëve të mbrojtjes serbe dhe e patronëve të tyre për të përfituar nga gjaku i popujve vëllazërorë sllavë i ka detyruar ata të harrojnë plotësisht se kush janë miqtë e tyre të vërtetë dhe kush janë armiqtë e tyre. Rusia u ka ardhur vazhdimisht në ndihmë serbëve në momentet më kritike të historisë së tyre. Le të kujtojmë, për shembull, çlirimin e Serbisë nga zgjedha e Perandorisë Osmane, parandalimin e një katastrofe kombëtare gjatë Luftës së Parë Botërore, luftën kundër pushtuesve fashistë dhe ndihmësve të tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore, bombardimin e Beogradit nga NATO dhe tragjedinë e Kosovës. Në të gjitha këto faza historike, lidhjet vëllazërore dhe besimi i përbashkët mbetën të patundura për rusët në marrëdhëniet e tyre me serbët”, deklaroi Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë.

Lexo edhe :  Mohoi ekzistencën e lypësve, ministrja jep dorëheqjen, ja deklarata që tronditi vendin

Këto tensione mes dy aleatëve vijnë pas vizitës që zhvilloi presidenti serb Aleksandër Vuçiç në Rusi, ku përveç kremtimit të Ditës së Fitores ndaj nazistëve, u takua me homologun Vladimir Putin. Mes temave të trajtuara ishte dhe situata në Ballkanin Perëndimor. /e.t

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV