7 kushtet e Francës që të njohë shtetin palestinez, a do të ndodhë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Franca do të jetë së bashku me Arabinë Saudite, kryesuese e një konference ndërkombëtare që do të mbahet nga 17 deri më 20 qershor në OKB në New York, me në fokus të ashtëquajturën zgjidhje me dy shtete për Izraelin dhe Palestinën.

Teksa pohoi se njohja e shtetit palestinez “nuk është vetëm një detyrim moral, por edhe një kërkesë politike”, presidenti francez Emmanuel Macron ka përmendur edhe disa kushte për hedhjen e këtij hapi.

“Kushtet që të njihet shteti palestinez përfshijnë lirimin e pengjeve nga Hamasi, “çmilitarizimin” e lëvizjes islamiste palestineze, “mospjesëmarrjen” e saj në qeverisjen e atij shteti, “reformimin e Autoritetit Palestinez”, njohjen e Izraelit dhe e “të drejtës së tij për të jetuar në siguri” nga ai shtet i ardhshëm, si dhe “krijimin e një arkitekture sigurie në të gjithë rajonin. Kjo është ajo për të cilën do të përpiqemi së bashku të angazhohemi në këtë moment të rëndësishëm më 18 qershor, dhe unë do të jem aty”, tha Macron.

Spanja, Kanada dhe Britania e Madhe kanë paralajmëruar ndërkohë se mund ta njohin një shtet palestinez. Sipas diplomatëve dhe ekspertëve, edhe Macron tashmë po ndjeshëm drejt njohjes së një shteti palestinez – një lëvizje kjo që mund ta zemërojë Izraelin dhe t’i thellojë përçarjet në Perëndim. m.p.

Të fundit

E rëndë në Dukat, qëllohen me armë 22 kuaj

22 kuaj janë qëlluar me armë tip çifte në zonën Dukat–Llogara në afërsi të zonës Gropat e Pirit, ku...

Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri në një intervistë për Klan News hodhi dritë mbi një episod të paditur më parë, ku asaj iu ofrua posti i...

Protesta në Kosovë, jo për emra, por për vlera!

Nga Fejzo Subashi Protesta në Kosovë është kërkesa dhe këmbëngulja, e një populli të tërë në të katër anët e Botës kudo që ndodhet,  që...

Kam parë se si Rusia torturon të burgosurit e luftës

Nga Alice Edwards* Një nga pak sukseset që kanë dalë nga negociatat e fundit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë kanë qenë marrëveshjet për shkëmbime...

“Mirror”: Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare

E bekuar me një klimë mesdhetare dhe temperatura të ngrohta që arrijnë deri në 30 gradë Celsius, Shqipëria është një parajsë për adhuruesit e...

Lajme të tjera

Web TV