Moderatorja vazhdon edicionin informativ ndërsa i fillon lindja/ Momenti bëhet viral

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale në mbarë botën, pasi një prezantuese lajmesh në ShBA, Olivia Jaquith, vazhdoi të prezantonte lajmet live për tre orë, edhe pasi i kishin plasur ujrat pak minuta para fillimit të emisionit.

Ngjarja ndodhi në stacionin televiziv CBS6 Albany, ku Jaquith ishte në detyrë si prezantuese e mëngjesit. Ajo filloi të ndiente kontraksione dhe më pas kuptoi se i kishte plasur uji, por zgjodhi të qëndronte në studio dhe të vazhdonte transmetimin informativ, duke informuar audiencën për lajmet e ditës dhe njëkohësisht, për situatën e saj personale.

“Jam mirë dhe do të qëndroj në tavolinë sa të mundem, por nëse papritur largohem… e dini se çfarë po ndodh,” u shpreh Olivia me qetësi dhe humor gjatë transmetimit live.

Ngjarja u komentua edhe nga kolegia e saj, Julia Dunn, e cila në hapje të emisionit tha: “Kemi disa lajme të rëndësishme këtë mëngjes, në kuptimin e plotë të fjalës. Olivias i plasën ujrat dhe aktualisht është duke prezantuar lajmet në mes të lindjes.”

Jaquith tha për gazetën Times-Union se kishte pasur mundësinë të shkonte menjëherë në spital, por vendosi të qëndronte në punë për të kaluar kohën më lehtë:

“Të kisha përkrah gjithë ekipin që bënte humor më ndihmoi të përballoja më lehtë kontraksionet.”

Ajo mendoi fillimisht se bëhej fjalë për kontraksione të rreme, por më pas e kuptoi se lindja kishte nisur vërtet.

Pas përfundimit të edicionit të mëngjesit, Olivia u largua për në spital bashkë me bashkëshortin e saj dhe më pak se 24 orë më vonë solli në jetë djalin e saj, Quincy. Tashmë, vogëlushi është bërë një emër i njohur në rrjet, ndërsa momenti kur nëna e tij përjetoi nisjen e lindjes “live” ka bërë xhiron e botës.

Lexo edhe :  Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

“Ishte dashuri me shikim të parë,” u shpreh Olivia për momentin kur takoi për herë të parë të birin.

Të fundit

Horoskopi ditor, 23 Gusht 2025

Dashi  Nëse flisni shumë mund të ketë komplikime, sidomos në dashuri, ku fundjava do të jetë e vështirë. Parashikohet që...

23 gusht 1939 – Firmoset pakti i mossulmimit Gjermano-Rus i Molotov-Ribbentrop

Pakti Molotov-Ribbentrop, i njohur gjithashtu si Pakti i Mos-sulmimit ndërmjet Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik, u firmos më 23 gusht 1939, në Moskë. Ai përfaqësoi...

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur vendin e titullarit me ardhjen...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Lajme të tjera

Web TV