Pas Alimehmetit dhe Hoxhës, një tjetër kandidate e PD kërkon rinumërimin e votave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidatja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka kërkuar rinumërim ose rivlerësim të votave për qarkun e Tiranës. Ajo thotë se në bazë të këqyrjes së deritanishme, i rezulton një parregullsi në masën mbi 1000 vota, në të paktën 6 KZAZ.

Ndërkohë sot edhe dy kandidatët e tjerë Ilir Alimehmetit dhe Lisandër Hoxha kanë ankimuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, me vendimin nr. 1326 datë 24.05.2025, ka miratuar tabelat përmbledhëse për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë. Bashkëngjitur këtij vendimi, në tabelën përmbledhëse të rezultatit për subjektin tonë zgjedhor, rezulton se unë, Mimoza Hajdarmataj, kam marrë 5233 vota si kandidate e listës së hapur.

Gjatë procesit të verifikimit nga ana ime, kam vërejtur disa parregullsi të cilat mund të ndikojnë në ndryshimin e rezultatit në mënyrë tejet të ndjeshme, për sa i përket renditjes sime në tabelën e kandidatëve.

Në këto kushte, po paraqes këtë ankim pranë KAS, bazuar në dispozitat e mëposhtme të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë:

Neni 124, pika 1: Çdo kandidat ka të drejtë të paraqesë kërkesë ankimore për veprimet ose mosveprimet e KZAZ-së.
Neni 125: Kërkesa ankimore duhet të përmbajë faktet, provat dhe argumentet ligjore për të justifikuar kërkesën për ndryshim ose shfuqizim të vendimit të ankimuar…

…Qendrat e Votimit të mësipërme, por edhe shumë të tjera, krijojnë bindjen se numërimi ka pasur problematika në të gjithë qarkun e Tiranës, duke krijuar shkak për rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e të gjitha Qendrave të Votimit.

Duke u bazuar në të dhënat e mësipërme, përfundimisht:

KËRKOJ:
Rinumerimin dhe/ose rivlerësimin e të gjitha Qendrave të Votimit të Qarkut Tiranë;

Ndryshimin e Tabelës Përmbledhëse sipas rinumerimit dhe/ose rivlerësimit të votave,” thuhet në kërkesën e saj./e.t

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV