PD humbi zgjedhjet/ Tabaku: Na ka dëmtuar fakti që bëmë publike debatet e brendshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jorida Tabaku thotë se zgjedhjet e 11 majit ishin një mundësi e humbur për Shqipërinë. Duke filluar nga mënyra se si u organizuan. “Nuk ka vend për festë për PD, rezultati ishte ai që ishte, nuk është ai që pritej, por në këto zgjedhje u vu re një influencë akoma edhe më e madhe, e të gjithë problematikave që kanë ndodhur në zgjedhjet në Shqipëri. Më vjen keq kur normalizohet dhe thuhet se gjithmonë kështu ka ndodhur”, tha ajo në një intervistë për “Skedarin Politik” .

“Ishte mundësi e humbur për Shqipërinë, për të organizuar zgjedhjet. Sepse ishte hera e parë që organizoheshin me negociata të hapura. Dhe zgjedhjet janë element kryesor në grupkapitullin e parë. Prandaj do kisha menduar që edhe për hir të kësaj retorike që qeveria ka mbajtur për integrimin, sjellja do të kishte qenë komplet ndryshe nga ajo që ndodhi. Nga ana tjetër, unë e konsideroj integrimin si rrugën e vetme për ta ndryshuar Shqipërinë. Sepse nuk di instrument më të mirë se si të ketë më shumë kontroll, monitorim në Shqipëri. Qoftë edhe për korrupsionin zgjedhor dhe krimin e organizuar”.

Por çfarë duhet të ndodhë tani me opozitën, a duhet të ndryshojë lidershipi, që të ndryshojë edhe rezultati në zgjedhje? “Është gjë e mirë që në PD ka pasur debat të brendshëm, por fakti që këto debate i kemi bërë publike, na ka dëmtuar”, thotë Tabaku. “Opozita do të bëjë maksimumin e saj. Ato mandate janë të fituara me shumë luftë. Por nuk duhet të harrojmë që duhet të përdorim mënyra të reja, një frymë të re, edhe për qytetarët, shqiptarët, që janë në mandat të katërt pa rotacion politik. Këtë shpresë nuk mund të mos e ofrojmë ne. PD duhet të jetë patjetër alternativa politike. Partia Demokratike duhet të luftojë çdo ditë, do të punojë çdo ditë sikur është dita e fundit e fushatës. Nuk kemi zgjidhje tjetër, përveç se të luftojmë çdo ditë. Kërkesa çdo ditë për zgjedhje të parakohshme, kërkesa çdo ditë për qeveri teknike, por kjo e shoqëruar edhe me alternativën tonë”.

Lexo edhe :  Urim i veçantë për ditëlindje/ Rama publikon këngën e krijuar me Inteligjencë Artificiale

E pyetur për faktin se ka pasur zëra nga brenda PD që kanë kontestuar edhe rezultatin e saj personal, si deputetja më e votuar nga radhët e PD, Tabaku u përgjigj: “Nuk ka asgjë të keqe të kërkosh transparencë. Komenti im i vetëm është të bëhet transparencë për gjithë Tiranën. Kam shumë besim te integriteti i numëruesve të Partisë Demokratike, te strukturat, kështu që jam shumë e hapur për transparencë totale”./e.t

Të fundit

OSSH ushtron kontrolle në zonat turistike dhe malore

Tashmë që vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime të energjisë elektrike janë shtuar ndjeshëm në zonat turistike,...

“Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!”

Akademiku Artan Fuga është shprehur se civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po shkon drejt rënies. Komentet Fuga i bëri në emisionin ‘ÇdoKënd’ me gazetaren Merita...

Revoltë 9 mujore në Serbi! Arrestime dhe dhunë. Si do mbyllet kjo histori?

Ndërsa protestat kundër korrupsionit në Serbi hyjnë në muajin e nëntë, ato nuk tregojnë asnjë shenjë zbehjeje. Përkundrazi, po pësojnë ndryshime në drejtim, përbërje...

Artan Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit! PD, jo më fenomen politik

Shifrat që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në parlament, për akademikun Artan Fuga do ta degradojnë më tej qeverisjen në Shqipëri. Në një intervistë për...

Përfundon rinumërimi në Durrës, Kalaja: më kanë vjedhur 11 vota

Njësoj si edhe në dy rastet e tjera, edhe përfundimi i procesit të rinumërimit në qarkun e Durrësit, nuk ka prodhuar asgjë të re...

Lajme të tjera

Web TV