Britania e Madhe ndalon “vape”, cigaret me avull ndalohen me ligj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të rinjtë në Britaninë e Madhe nuk do të kenë më mundësi të pijnë cigare me avull, apo siç quhen rëndomë “vape”. Sot, e diel datë 1 Qershor ka hyrë në fuqi ndalimi për shitjen e cigareve elektronike njëpërdorimshe.

Një mjeke që ngriti klinikën e parë për të ndihmuar fëmijët të ndalojnë përdorimin e tyre, tha se ka parë pacientë aq të varur sa nuk mund të flinin gjatë gjithë natës pa to.

Profesoresha Rachel Isba hapi klinikën në Spitalin Alder Hey në Liverpool në janar dhe deri më tani ka parë disa pacientë që janë edhe të moshës 11 vjeç, të cilët janë të varur nga nikotina. “Ata flenë me cigaret nën jastëk”, ka thënë ajo për Sky News.

Prof. Isba tha se shumica e pacientëve të saj përdorin cigare elektronike njëpërdorimshe, dhe ndërsa disa të rinj mund ta shfrytëzojnë mundësinë për të hequr dorë, të tjerë thjesht do të kalojnë në pajisje që rimbushen pas ndalimit.

“Po dëgjoj histori për disa fëmijë që zgjohen në orën tre të mëngjesit, duke menduar se nuk mund të flenë, duke menduar se cigarja elektronike do t’i ndihmojë të flenë përsëri. Ndërsa, në fakt, kjo është krejt e kundërta e mënyrës se si funksionon nikotina”, është shprehur ajo.

Një ndalim qeveritar për cigaret elektronike njëpërdorimshe ka hyrë në fuqi këtë fundjavë, duke ndaluar shitjen e produkteve të avullimit njëpërdorimshe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, si në internet ashtu edhe në dyqane, pavarësisht nëse përmbajnë apo jo nikotinë.

Ministrja e ekonomisë rrethore, Mary Creagh, tha: “Për një kohë shumë të gjatë, cigaret elektronike njëpërdorimshe kanë shkatërruar rrugët tona dhe i kanë varur fëmijët tanë me nikotinë. Kjo merr fund sot. Qeveria i jep fund këtyre pajisjeve të këqija.”

Lexo edhe :  Trump: Putin mund të ketë ambicie përtej territorit të Ukrainës

Në Klubin Rinor Shrewsbury House aty pranë në Everton, një grup vajzash 11 dhe 12-vjeçare thanë se varësia nga cigaret elektronike është tashmë e përhapur midis shoqeve të tyre. m.p.

Të fundit

Gjykata e Kasacionit në Itali: Dyshime për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

Në një raport të gjatë mbi ndalimin e shtetasve të huaj, me fokus në protokollin Itali-Shqipëri, Gjykata e Kasacionit...

Funari, ‘Zvicra e vogël’ që po tërheq turistët në Elbasan. Mungojnë…

Vetëm pak kilometra larg nga Elbasani dhe Tirana, mes kodrave të gjelbra ndodhet Funari, një perlë e fshehur që po shndërrohet në një nga...

Frikë nga Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta më të mëdha të arit...

Pse Brad Pitt qëndroi zgjuar për 36 orë?

Brad Pitt, ka zbuluar se nuk ka mundur të flejë për 36 orë pas përvojës së tij pas timonit të një makine “McLaren” të...

Rama reagon ndaj deputetit britanik: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër deputetit britanik Nigel Farage, i cili së fundmi deklaroi se “1 në 50 shqiptarë që jetojnë në...

Lajme të tjera

Web TV