Finalja e turpit! Analiza: Ja pse Interi dështoi totalisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga një fushë lavdie në një skenë rrënimi, Mynihu nuk është më i njëjti për tifozët zikaltër. Dje, “Allianz Arena” u kthye në skenën e një prej turpërimeve më të mëdha në historinë e klubit milanez. Humbja 5-0 ndaj Paris Saint-Germain në finalen europiane është një plagë e thellë, jo vetëm për Interin, por për të gjithë futbollin italian. Asnjëherë më parë një ekip italian nuk kishte humbur një finale ndërkombëtare me një rezultat të tillë.

Turp, po, në kuptimin më të plotë të fjalës. Një fjalë që rrallëherë duhet përdorur në sport, por që këtë herë duket e pashmangshme. Kur loja e dobët shndërrohet në ndjesi kolektive poshtërimi, atëherë nuk ka fjalë më të saktë. E vetmja mënyrë për të përballuar një dështim të tillë është ta emërtosh siç është: një masakër sportive.

NJË SKUADËR E SHPËRBËRË

Në analizën e saj të ashpër, “La Gazzetta dello Sport” nuk kursen kritikat: “PSG bëri gjithçka që deshi në fushë, dhe Interi qëndroi si spektator. Goditja e parë në portë nga Interi erdhi në minutën e 74-ët. Francezët patën 8 gjuajtje në kuadrat dhe mbi 20 në total.” Që nga minuta e parë, skuadra e Luis Enrique dominoi çdo aspekt të lojës: presion, intensitet, teknikë dhe organizim. Në anën tjetër, Interi i Inzaghit u duk i lodhur, i ngadaltë dhe pa ide. Shifrat janë të pamëshirshme, por ajo që rëndon më shumë është mungesa e reagimit dhe krenarisë.

ZËVENDËSIMET E PAKUPTIMTA

Trajneri zikaltër, në një nga mbrëmjet më të errëta të karrierës së tij, dështoi në çdo aspekt. Përballë një kundërshtari shumë më të freskët dhe teknik, ai nuk bëri asnjë ndryshim taktik të efektshëm. Katër nga pesë zëvendësimet e tij ishin në mbrojtje, ndërsa Frattesi, një nga mesfushorët më energjik dhe ishte shpresë për rikuperim, mbeti në stol.

Lexo edhe :  Shqipëria ‘përvëlohet’ nga i nxehti, ja sa do të shënojë termometri ditën e nesërme

NJOLLË MBI HISTORI DHE TË ARDHME

Fati i keq donte që Interi të luante me fanellat e verdha: ngjyrat zikaltër të lavdisë evropiane nuk u njollosën, por imazhi i klubit u trondit rëndë. Dhe më keq akoma, u hodh hije mbi të ardhmen. Një skuadër e plakur – mesatarisht pesë vite më e vjetër se PSG – u rrëzua përballë një rivali plot freski e ide. Doué (19 vjeç), autor i dy golave dhe një asisti, dhe Yamal (17), që terrorizoi krahun e djathtë, ishin simboli i së ardhmes që Interi nuk po e përqafoi dot.

LODHJA, MUNGESA E THELLËSISË DHE FUNDI I NJË CIKLI

Problemet nuk lindën dje. Shenjat e rënies fizike kishin filluar që në fund të prillit, kur humbjet ndaj Bolonjës, Milanit dhe Romës i hoqën Interit mundësinë për titullin dhe Kupën e Italisë. Ngarkesa e madhe fizike, mungesa e zëvendësimeve cilësore, sidomos në sulm, dhe një varësi e tepruar nga veteranët, dolën në pah pikërisht në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Lautaro Martinez, lideri i padiskutueshëm i këtij ekipi, ishte një hije e vetvetes: i lodhur, i dëmtuar, i padukshëm. Dhe nuk ishte i vetmi.

KOHA PËR REFLEKTIM DHE RINDËRTIM

Kjo disfatë duhet të shërbejë si kthesë. Mbrojtja, përvoja dhe fiziku nuk mjaftojnë më. Futbolli modern është një lojë teknike, kreative, e mbështetur te rinia dhe imagjinata. “Në thelb, fiton ai që e trajton më mirë topin”, shkruan me të drejtë Gazzetta. Është koha që Interi të rigjenerohet, të krijojë një skuadër më të freskët, më teknike dhe më të shpejtë. m.p.

Të fundit

“Bota në ankth”/ Çfarë ndodh nëse Trump vendos të sulmojë Iranin?

Nëse presidenti Trump vendos të dërgojë bombardues amerikanë për të ndihmuar Izraelin në shkatërrimin e impianteve bërthamore në Iran,...

Egli Tako “thyen” heshtjen për raportin me Gjestin, si është marrëdhënia e tyre sot?

Pas aventurës në Big Brother VIP Albania, Egli Tako ka filluar një kapitull të ri në jetën e saj dhe nuk është vetëm. E...

Filmi “Elio”, udhërrëfyesi galaktik i Pixar-it, plot humor dhe ndjeshmëri

Rikthime në stilin e Spielberg-ut dhe një alien i zjarrtë e i orientuar nga marrëveshjet janë mes elementëve të njohur në animacionin më të...

Lufta Iran-Izrael, Vuçiç nuk mban krah: I kemi miq të dy

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se mendon që Shtetet e Bashkuara mund të jenë duke u përgatitur për një sulm ndaj Iranit. “Shpresoj...

Izrael-Iran/ Ish-kreu i Inteligjencës: Kam frikë nga një luftë e gjatë

Sipas sondazheve të fundit dhe editorialeve të gazetave kryesore, gjithçka po shkon shumë mirë në Izrael. Fushata kundër Iranit po i pret kokën udhëheqësve...

Lajme të tjera

Web TV