Profesori kërkoi falje pas kërcënimit ndaj vajzës, Meloni: Gjest prej budallai

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autori i një mesazhi kërcënues ndaj vajzës së mitur të kryeministres italiane Xhorxhia Meloni është identifikuar si Stefano Addeo, 65 vjeç, profesor i gjuhës gjermane nga provinca e Napolit, në Rajonin e Campanias.

Addeo shkroi në rrjete sociale një koment tronditës, duke i uruar vajzës së vogël të Melonit “të njëjtin fat si Martina Carbonaro”, një vajzë minorene nga Afragola që u vra brutalisht në një rast feminicidi. Komenti u denoncua menjëherë nga partia e Melonit, Fratelli d’Italia, e cila e cilësoi deklaratën si “të frikshme dhe të papranueshme”.

Në një intervistë për median lokale në Romë, Addeo kërkoi falje publike duke deklaruar: “Ishte një gjest prej budallai i bërë në mënyrë impulsive.” Megjithatë, ai theksoi se nuk i dëshiron askujt vdekjen, por nuk është i gatshëm të distancohet nga bindjet e tij politike.
Reagimi i Melonit ishte i ashpër. Kryeministrja deklaroi se:
“Nuk bëhet fjalë për përplasje politike, as për zemërim, është diçka më e errët akoma, që tregon kufijtë e një klime të sëmurë, një urrejtjeje ideologjike, në të cilën gjithçka duhet lejuar, madje edhe dëshira për vdekjen e një fëmije për të sulmuar një prind.”
Meloni bëri thirrje për bashkim të forcave politike kundër kësaj klime të urrejtjes./kb

Të fundit

E braktisi për të marrë drejtimin e Kadastrës/ Berisha zbulon mesazhin e Deromemaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar largimin e Genc Deromemajt nga kryesia e PD-së për të marrë...

“Një komb nuk duhet ta ngrejë shpatën kundër një tjetri”/ Papa bën thirrje për paqe

Papa i ka kërkuar Izraelit dhe Iranit të “hedhin poshtë logjikën e ngacmimit dhe hakmarrjes”. Duke folur në audiencën e tij të përgjithshme javore, Papa...

E rëndë në Mamurras/ Gjendet trupi i pa jetë i një 60-vjeçari në një depo uji

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zheje të Mamurrasit. Rreth orës 10:00 të paradites së kësaj të mërkure, është gjetur trupi i...

Zyrtare, edhe sezonin e ri Superliga e futbollit do luhet me ‘Final 4’

Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur që skema “Final 4” do të vijojë të përdoret edhe për sezonin...

E rëndë! Vetvaret në banesën e saj 31-vjeçarja në Fier

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, në fshatin Ngjeqar ku një 31-vjeçare është vetëvarur në banesë. Si pasojë, ka humbur jetën në spital. Një...

Lajme të tjera

Web TV