Qytetarëve britanikë do t’u merren gjurmët e gishtave sa herë që vizitojnë BE-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarët britanikë që udhëtojnë drejt Bashkimit Evropian duhet t’i nënshtrohen kontrollit të gjurmëve të gishtërinjve sa herë që kalojnë nëpër portin e Doverit kur hyjnë në zonën Shengen, pasi aplikimi për verifikimin e të dhënave biometrike nuk është ende gati.

Drejtori i Portit të Doverit, Doug Bannister, tha se në atë zonë është përgatitur infrastrukturë e rëndësishme për t’u mundësuar pasagjerëve që zbresin nga makinat dhe autobusët të kontrollojnë gjurmët e gishtërinjve, të mos presin gjatë, shkruan Guardian.

Sipas këtij sistemi, të gjithë pasagjerët do të duhet të dalin nga automjetet e tyre për t’u marrë shenjat e gishtave individualisht dhe për t’u fotografuar. Në çdo udhëtim pasues, gjurmët e gishtërinjve ose një fotografi e fytyrës do të kontrollohen së bashku me numrin e pasaportës, për të mundësuar regjistrimin automatik të kohëzgjatjes së qëndrimit të shtetasve britanikë në BE gjatë vitit.

Është planifikuar që më vonë me ndihmën e aplikacionit, i cili pritet të instalohet në tabletin e shërbimit kufitar, të dhënat biometrike të secilit individ të mund të kontrollohen në makina. Porti i Doverit krenohet me shpejtësinë me të cilën operon, ku sipas Bannister, duhen 45 minuta për të ngarkuar dhe shkarkuar një traget që transporton 120 kamionë, 1,000 pasagjerë dhe disa qindra makina.

 

 

Ai deklaroi se regjimi i verifikimit të të dhënave biometrike do t’i shtojë vetëm gjashtë minuta kësaj kohe kur bëhet fjalë për udhëtimin me makinë. Si pjesë e Doverit, do të krijohet një sistem virtual kufitar në 12 hektarë tokë ku do të kontrollohen dokumentet. Një ndërtesë ku do të inspektohen autobusët dhe një strukturë e veçantë për makinat do të jenë gati në muajt në vijim./kb

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV