Berisha në gjyq/ Hidhet shorti, Elsa Ulliri gjyqtarja për dosjen “Partizani”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme hodhi shortin për gjyqtarin që do të gjykojë Sali Berishën dhe të pandehurit e tjerë të dosjes së privatizimit të kompleksit Partizani.

Shorti përcaktoi kryeusese gjyqtaren Elsa Ulliri, ndërsa gjyqtarët Bib Ndreca dhe Rudina Palloj janë anëtarë.

Sot ish kryeministri u paraqit pranë SPAK për masën e sigurisë.

Për herë të parë në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit.

Berisha është ish-kryeministri i parë që do të ulet në bankën e të akuzuarve.

Krah tij do qëndrojë edhe dhëndëri Jamarbër Malltezi që përveç korrupsionit do të gjykohet edhe për pastrim parash bashkë me ndërtuesit Fatmir Bektashi Xhimi Begeja e Andia Pustinën./kb

Të fundit

Vijon vala e të nxehtit afrikan, sot temperatura maksimale regjistrohet në Shkodër

Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan, ku pothuajse në të gjithë territorin...

Madonna kërkesë Papa Leonit XIV: Vizito Gazën para se të jetë vonë

Mbretëresha amerikane e muzikës pop, Madonna, i është drejtuar me një kërkesë Papa Leonit XIV, lidhur me situatën e rëndë që po kalon Gaza...

Delvina në flakë/ Dëshmia e banorëve: Situatë apokaliptike, po digjen shtëpi

Vijon të jetë kritike situata nga zjarri në rrethinat e qytetit të Delvinës. Ndërsa Report Tv ka siguruar pamje nga ‘mbretëria’ e flakëve që përpin...

Liberius, gjenerali i Romës që krahasohet me Cesarin dhe Napolon Bonapartin

Petrus Marcellinus Felix Liberius (rreth vitit 465–554) ishte një aristokrat romak i periudhës së vonë, i cili shërbeu për rreth shtatë dekada në poste...

Horoskopi ditor, 13 Gusht 2025

Dashi Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe çdo gjë do shkoje ashtu...

Lajme të tjera

Web TV