Britania zgjeron flotën nënujore dhe përforcon gatishmërinë luftuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka njoftuar ndërtimin e deri në 12 nëndetëseve të reja sulmuese me energji bërthamore, që do të zëvendësojnë klasën ekzistuese Astute duke nisur nga fundi i viteve 2030. Njoftimi vjen si pjesë e rishikimit të gjerë të mbrojtjes që qeveria britanike do të prezantojë këtë të hënë.

Këto nëndetëse, të armatosura konvencionalisht por me energji bërthamore, do të ndërtohen nga BAE Systems në Barroë-in-Furness, ndërsa reaktorët bërthamorë do të krijohen nga Rolls-Royce në Derby. Plani përfshin ndërtimin e një nëndetëseje çdo 18 muaj.

Kryeministri tha se ky investim është pjesë e përgatitjeve për t’u përballur me kërcënimet në rritje, veçanërisht nga Rusia. Rishikimi, i udhëhequr nga ish-sekretari i mbrojtjes i Laburistëve, Lord Robertson, përfshin 62 rekomandime që qeveria pritet t’i pranojë të gjitha.

Qeveria ka angazhuar 2.5% të PBB-së për mbrojtjen deri në vitin 2027 dhe synon të arrijë 3% deri më 2034. Ndërkohë, opozita kërkon një afat më të shpejtë. Mes investimeve të tjera janë 1.5 miliardë £ për gjashtë fabrika municionesh, 7,000 armë të reja me rreze të gjatë veprimi, dhe krijimi i një komande të re kibernetike.

Starmer konfirmoi gjithashtu angazhimin për nëndetëset bërthamore të klasës Dreadnought, që do të zëvendësojnë flotën aktuale Vanguard nga fillimi i viteve 2030. Rishikimi përfaqëson një ndryshim të qartë drejt një strategjie “NATO-së së parë” në politikën britanike të mbrojtjes. m.p.

Të fundit

Bardhi kundër largimit të Berishës si kryetar: Nuk duhet zgjidhje mekanike

Gazment Bardhi është kundër largimit të Sali Berishës nga kryesimi i Partisë Demokratike. N ë një intervistë për emisionin Skedari...

1913 – Fillon Lufta e Dytë Ballkanike

Në vitin 1912, katër shtetet ballkanike — Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi — formuan Lidhjen Ballkanike me qëllim të përbashkët: t’i nxirrnin...

Rikthehen përplasjet, Elon Musk kundër projektligjit fiskal të Trump

Miliarderi Elon Musk ka kritikuar ashpër versionin më të fundit të projektligjit fiskal të propozuar nga presidenti Donald Trump dhe publikuar nga Senati amerikan....

Protesta në Beograd/ Përleshje mes policisë dhe protestuesve, reagon Vuçiç

Qindra mijëra qytetarë e studentë protestuan në Beograd të shtunën, në protestën me të cilën kanë vendosur ultimatum për zgjedhje të reja në Serbi...

Rama ndan pamjet: Përfundon segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit

Kryeministri Edi Rama ka ndar pamje nga segmenti i përfunduar Zgosht-Ura e Çerenecit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky investim është...

Lajme të tjera

Web TV