Eurostat: Shqipëria, me rritjen më të fortë të netqëndrimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria kryeson vendet evropiane për rritjen më të fortë të numrit të netëve të kaluara në strukturat e akomodimit turistik në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas një publikimi të fundit të Eurostat, vendi ynë ka regjistruar një rritje prej 33.3% të netqëndrimeve, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024.

Ndërkohë, BE-ja, për periudhën janar-mars 2025, ka pasur 1.1 milionë netqëndrime më pak, ose thënë ndryshe, një rënie me 0.2%.

Sakaq, në Shqipëri, këtë tremujor janë regjistruar afro 751 mijë netqëndrime.

Peshën më të madhe të tyre e zënë turistët e huaj, me 480 mijë.

Pikërisht turistët e huaj kanë shënuar edhe rritjen më të madhe të netqëndrimeve krahasuar me vitin e kaluar, duke bërë që Shqipëria të udhëheqë.

Sipas Eurostat, netqëndrimet e vizitorëve ndërkombëtarë janë rritur me 37.7%, duke tejkaluar bindshëm mesataren e BE-së, që është vetëm 1.1%.

Ndërsa vendet me traditë në turizëm, si Greqia, Italia apo Spanja, kanë njohur një rritje me më pak se 10% të netëve të kaluara në strukturat e akomodimit turistik nga të huajt./e.t

Të fundit

Fertilizimi in vitro falas, vijnë në jetë dy bebe te Koço Gliozheni

Dua dhe Mertoni erdhën në jetë falë programit kombëtar për trajtimin e infertilitetit, përmes procedurës in vitro që tashmë...

Zjarret, Shqipëria ka 46 mijë ha tokë të dëmtuara

Dëmet që po shkaktojnë zjarret e këtij viti po thyejnë rekorde në dekadat e fundit. Sapo një vatër shuhet të tjera shfaqen. Sistemi Evropian për...

E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku i rusëve u shpreh edhe...

Mandatet e Andia Ullirit dhe Lapajt “ngrihen” deri më 25 gusht

Kolegji Zgjedhor ka marrë pushimet. Seanca e parashikuar për këtë të mërkurë për ndarjen e mandatit të vetëm të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet nuk...

Rama: Në Delvinë janë angazhuar rreth 300 forca, 24 mjete dhe 2 helikopterë

Kryeministri Edi Rama postoi në Facebook foto nga operacionet për shuarjen e zjarrit në Delvinë. “Në Delvinë vijon puna intensive e forcave në terren për...

Lajme të tjera

Web TV