Ish-deputeti demokrat: Berisha të hapë krahun, e mbështesin vetëm fanatikët ekstremë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas zgjedhjeve të 11 majit, të cilat sollën një tjetër humbje të thellë për opozitën, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kontestuar rezultatin duke folur për parregullsi dhe manipulime, që sipas tij delegjitimojnë procesin. Por për ish-deputetin demokrat Fatbardh Kadilli, kjo është më shumë një alibi për të shmangur përgjegjësinë e humbjes, se sa një protestë reale ndaj procesit zgjedhor.

Në një analizë të gjerë në një studio televizive, Kadilli u shpreh se arsyet e humbjes janë të brendshme, dhe se PD është kthyer në një strukturë të pazakontë, të dominuar nga besnikët e Berishës, të cilët nuk guxojnë të mendojnë për një të ardhme pa të.

“PD është një amalgamë jo e natyrshme e besnikëve dhe fanatikëve të Berishës. Disa janë bashkuar me të pas një lufte 2-vjeçare politike, por problemi kryesor është fanatizmi ekstrem ndaj zotit Berisha”, tha Kadilli, duke shtuar se PD sot ndodhet në një gjendje mjerane, ku profetët janë kthyer në “sharlatanë”.

Kadilli kritikoi gjithashtu mbështetësit që ndjekin Berishën pa kushte, dhe tha se kjo mendësi ka çuar në katandisjen e partisë. Ai foli edhe për dështimin e mekanizmit të numërimit të votës, duke përmendur që përfaqësuesit e dy partive të mëdha, PS dhe PD, bëjnë marrëveshje të heshtura për të mbrojtur interesat e tyre.

“Për sa kohë zgjedhjet menaxhohen nga militantët e partive, nuk mund të kemi zgjedhje me standard civil dhe europian”, u shpreh ai.

Sa i përket lidershipit, Kadilli ishte i qartë në qëndrimin e tij: Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së dhe të japë kontributin e tij vetëm në Parlament. Sipas tij, partia ka nevojë për një ekip të ri, të rinj me iniciativë dhe ndryshim në statut e mendësi.

Lexo edhe :  “Në PD janë barngrënës, si SMT e kooperativave”/ Berisha të hapë rrugë!

“Kryetari humbës duhet të largohet. Siç duhej të ikte Basha, duhet të iki dhe Berisha. Vjedhja e votave nuk është alibi. Humbja me 20 pikë është turpëruese për çdo demokrat.”

Kadilli foli edhe për mungesën e kurajos në forume dhe strukturat e PD-së për të sfiduar Berishën dhe tha se rreziku që partia të mbetet pa strukturë reale është më i madh se kurrë.

Në fund, ai rikujtoi se nuk është larguar asnjëherë nga PD, por do të vijojë të japë kontributin e tij duke thënë të vërtetat, edhe në publik, kur nuk i dëgjojnë në forumet e partisë./e.t

Të fundit

“Fajin e kanë shqiptarët”, kuza nga Serbia për krime nga kosovarët

Shqiptarët janë përherë fajtorët sipas shtetit serb. Sipas Fondit për të Drejtat Humanitare rezulton se gjatë vitit 2024, Prokuroria...

Aksident në aksin Delvinë-Sarandë, Toyota del nga rruga, shoferi…

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në vendin e quajtur ‘Stiar’. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se shtetasi...

130 mln euro për yllin e Real Madridit, Perez më në dilemë se kurrë

Braziliani Rodrygo është kthyer në çështje te Real Madrid dhe klubi madrilen ende nuk ka vendosur për të ardhmen e brazilianit. Në anën tjetër,...

Netanyahu: Kemi informacione, Irani mashtron në negociatat me SHBA

“Irani do të vazhdojë negociatat e rreme ku gënjejnë dhe tallin SHBA-të” “Ata duan të vazhdojnë këto negociata të rreme ku gënjejnë, mashtrojnë dhe tallin...

Zbulimi i varrit në Malin e Dajtit, flet njeriu anonim: Aty prehet Pablo…

Pas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e “JOQ Albania”, ku spekulohej nga një grup vajzash se kishin gjetur në Malin e Dajtit një...

Lajme të tjera

Web TV