Kush është gjyqtarja Elsa Ulliri, e cila do të gjykojë Berishën për korrupsion!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paraditen e kësaj të hëne në ambientet e GJKKO-së u hodh dhe shorti për përcaktimin e treshes së gjyqtarëve të cilët do të gjykojnë dosjen “Partizani”.

Përmes shortit Elsa Ulliri u vendos si gjyqtarja që do të kryesojë trupën gjykuese të cilët do të japin verdiktin lidhur me “fatin” e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

Ndërkohë, dy anëtarët janë caktuar të jenë, gjyqtari Bib Ndreca dhe gjyqtarja Rudina Palloi. Siç dhe kemi bërë me dije më herët treshja e gjyqtarëve duhet të mos kenë pasur asnjë lidhje të mëparshme me dosjen, as në procesin e hetimit dhe as në seancën paraprake.

Kujtojmë se nën akuzën për korrupsion, kreu i Partisë Demokratike do të përgjigjet për aferën e privatizimit të klubit, për cilën Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë se ai shfrytëzoi pushtetin që i jepte asokohe pozicioni i Kryeministrit për të pasuruar familje ne tij, përmes dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

Ky i fundit do të përballet me drejtësinë për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Kush është Elsa Ulliri, kryesuesja e trupës gjykuese ndaj procesit të Berishës dhe Malltezit:

Pasi kaloi Vetting-un, Elsa Ulliri iu shtua në tetor të vitit 2022  trupës gjykuese në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Vendimi u mor nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Elsa Ulliri është një gjyqtare me eksperiencë në sistemin e drejtësisë. Ajo ka përfunduar shkollën e magjistraturës në vitin 2014, ndërsa stazhin profesional e ka kryer në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe më pas në vitin 2015-të është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Lexo edhe :  Ish-kandidat për kryepolic, kush është i ekstraduari Hajrulla Xhivini

Për tre vite Elsa Ulliri ka mbajtur detyrën e zëvendëskryetares të kësaj gjykate, ndërsa ajo ka gjykuar çështje të rëndësishme gjatë ushtrimit të detyrës së saj në Lezhë.

Sakaq, kujtojmë se më 19 maj të këtij viti  Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen “Partizani” në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi” dhe personave të tjera, të cilët janë të pandehur në këtë proces gjyqësor që ka nisur më shumë se një vit më parë.

Gjyqtarja Flojera Davidhi pasi dëgjoi palët, mori vendimin që kjo dosje e hetuar nga SPAK të gjykohet me themel.

SPAK e akuzon ish-kryeministrin, dhëndrin e tij dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, për privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani” dhe “Klubit Shumësportësh Partizani”. Në këtë territor, janë ngritur 18 kulla banimi dhe shërbimesh./kb

Të fundit

Mark Rutte: Putin është gati të vazhdojë luftën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar në lidhje me sulmet e fundit ruse në Kiev, ku...

Lajmi i fundit: Vrasje me armë zjarri në Shkodër

Një 61-vjeçar, shtetasi Piro Prroni është vrarë me armë zjarri në fshatin Abat në zonën e Shalës në Shkodër. Përmes një njoftimi, Policia bën të...

Ylli Pata: Përdorimi i Ringjalljes si ‘Rikthimi i Përbindëshit’

Ylli Manjani, në një shënim të tijin, ironizoi stilistikën e Fatmir Mediut që sheh ringjalljen e Krishtit tek Sali Berisha, duke përdorur metaforën e...

Kroacia dërgon në paraburgim dy të arrestuarit për spiunazh

Kroacia ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për spiunazh për Serbinë, teksa autoritetet në Kosovë thanë se janë të gatshme të...

Petro Koçi: Kur martohet nevoja politike me iluzionin mendor

Nevoja ulëritëse e opozitës për t'u ringjallur është shpalosur këto ditë me një blasfemi po aq ulëritëse. E kryqëzuan Jezu Krishtin moralisht duke e krahasuar...

Lajme të tjera

Web TV