Ç’po ndodh me Brojën? Lajmet e fundit nga kombëtarja para ndeshjes me Serbinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare e futbollit po përgatitet maksimalisht për dy ndeshjet e muajit qershor, të vlefshme për kualifikueset në Botërorin 2026.

Vëmendja kryesore është në ndeshjen me Serbinë në 7 qershor në Arenën Kombëtare. Në seancën e parë stërvitore, ai që shqetësoi ishte Armando Broja i cili ka pasur një problem muskulor. Shtatlarti ka bërë rezonance, por për fat të mirë nuk ka rezultuar negative.

Grupi ende nuk është i plotë pasi nuk janë të gjithë në dispozicion të trajnerit Silvinjo. Muci , Ajeti, Asani dhe Uzuni pritet t‘i bashkohen sot ekipit kuqezi në stërvitje ndërsa Asllani dhe Mitaj edhe pse ishin të angazhuar këtë fundjave me skuadrat e tyre, mesfushori luajti në finalen e Champions me Interin ndërsa mbrojtësi fitoi Kupën në Arabi, të dy i janë bashkuar grupit dhe gëzojnë formë të mirë fizike.

Fillimisht Trajneri Silvinjo ka mbajtur një fjalim me lojtarët, ku mendohet se ka shpalosur objektivat i ka motivuar dhe mbështetur futbollistët në prag të kësaj ndeshje shumë të rëndësishme.

Në stërvitjen e parë të pranishëm ishin dhe tre futbollistë nga Superiorja shqiptare. Rimal Haxhiu dhe Akileu Ndreca nga Tirana si dhe Arli Përgjoni nga Bylisi, ishin grumbulluar nga tekniku brazilian për të plotësuar radhët e kuqezinjve.

Supersfida Shqipëri-Serbi do të luhet të shtunën e 7 qershorit në orën 20:45 ne Arenën Kombëtare në Tiranë. m.p.

Të fundit

Grida Duma fut në sherr Evi Kokalarin me Milaim Zekën

Evi Kokalari tha se nuk i vjen keq për kohën që Ervin Salianji kaloi në burg, sepse sipas saj,...

Shtohen pickimet nga gjarpri, rastet kryesisht në zonat rurale

Këtë verë janë shtuar gjarpërinjtë dhe rrjedhimisht edhe pickimet prej tyre. Çdo javë në urgjencën e QSUT ka minimalisht tre raste që paraqiten nga pickimi...

Raporti, Evropa Perëndimore përjetoi qershorin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë

Evropa Perëndimore pa qershorin e saj më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, ndërsa dy valë masive të nxehtësisë përfshinë kontinentin, deklaroi Shërbimi i Ndryshimeve...

“Rri pranë meje, mos u ndaj as një sekondë”/ Gjenocidi në Srebrenicë në sytë e një fëmije

Në korrik të vitit 1995, Ademi ishte vetëm tetë vjeç. Sot, kujton kohën kur, bashkë me nënën dhe motrën më të vogël, u detyruan...

Digjet prej 6 ditësh mali i Dukatit në Vlorë, zjarri drejt Llogarasë

Prej gjashtë ditësh zjarri në Dukat të Vlorës vijon të jetë ende aktiv. Gjatë orëve të natës zjarri në zonën midis fshati Dukat dhe Parkut...

Lajme të tjera

Web TV