Cristian Shpendi drejt Serisë A, mësohen tre klubet e interesuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ardhmja e Cristian Shpendit është shumë pranë një hapi të madh, kalimit në Serie A. Sulmuesi i Kombëtares i cili spikati këtë sezon me Cesenan është vënë në radarët e tre klubeve të njohura italiane.

Sipas raportimeve nga mediat tej Adriatikut, interes konkret për 22-vjeçarin kanë shfaqur Bologna, Torino dhe Fiorentina.

Të treja skuadrat janë në kërkim të përforcimeve në repartin ofensiv dhe kanë identifikuar Shpendin si një profil premtues, me potencial për t’u përshtatur në nivelin më të lartë të futbollit italian.

Cesena, që dështoi të ngjitet në Serie A këtë sezon është e hapur për shitjen e sulmuesit, sidomos në kushtet kur lojtari ka fituar vëmendjen e klubeve të elitës. Klubi bardhezi e vlerëson kartonin e Shpendit me rreth 15 milionë euro dhe ai është nën kontratë deri në vitin 2028. m.p.

Të fundit

Masat për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda falënderon efektivët dhe qytetarët

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, iu ka dërguar një mesazh falënderimi strukturave që u angazhuan...

Laert Vasili: Motra ime vdiq sepse i morën gjak për t’i rigjeneruar gjakun Enver Hoxhës

Laert Vasili ishte këtë të shtunë në një intervistë plot emocione në “S’e luan Topi” në Top Channel. Gjatë rrëfimeve të tij për të shkuarën...

Nëse përballë Serbisë do të kishte luajtur Kombëtarja Kuqezi e plotë…

Nga Eduard Zaloshnja Deri në vitin 1990, në Kombëtaren Kuqezi luanin vetëm futbollistë që aktivizoheshin në kampionatin shqiptar. Për arsye të vetkuptueshme të asaj kohe…. Pas...

Itali/ Referendum për punën dhe shtetësinë, hapen qendrat e votimit! Zgjat edhe të hënën

Qendrat e votimit janë hapur sot në të gjithë Italinë dhe deri në orën 15:00 të së hënës, për pesë pyetjet mbi punën dhe...

Arrestohet nga imigracioni amerikan TikTokeri i famshëm

Autoritetet amerikane të imigracionit kanë konfirmuar arrestimin për disa orë të influencuesit të famshëm italo-senegalez dhe TikToker-it Khaby Lame. "Ai u arrestua të premten nga...

Lajme të tjera

Web TV