“Dua të mësoj dorën”, Tafani zbërthen vrasjen e Fridman Xhaferrit: E hodhëm në rezervuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dëshmuar ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme lidhur me vrasjen e Fridman Xhaferrit nga grupi i Laert Haxhiut.

Tafani tha se pas një telefonate që mori, Laert Haxhiu, teksa ishin në Greqi, dha urdhër që të shkonin në Korçë dhe të vrisnin Fridman Xhaferrin.

Ai shtoi se gjatë rrugës bënin edhe shaka, ku Marigleni i thoshte Laertit “o lala ma le ta bëj unë, të mësoj dorën”, shkruan A2 CNN.

Tafani shtoi më tej se e morën Xhaferrin në makinë, por nuk i treguan se ku po shkonin. Ai shtoi më tej se më pas shkuan pranë një rezervuari, ku edhe e vranë Fridman Xhaferrin dhe e fundosën trupin e tij nën ujë.

Pjesë nga dëshmia në GJKKO:

Tafani: Ligori mori në celular Laertin dhe i tha se Klisman Xhaferri ka folur në celular me dikë për punë malli. Neve siç ishim tek hoteli na tha Laerti ‘çohuni se do ikim në Korçë ta vrasim’.

Tafani: Kur u nisëm për Korçë, unë, Laerti dhe Lulzimi, ky i fundit mori një pistoletë te një garazh ku mbanin armë këto dhe një makinë me portobagazh, ndaluam në Pogradec ku takuam Bledar Berberin dhe Mariglen Topuzin dhe i morëm në makinë. Laerti kërkonte gjatë rrugës vend ku do hidhte trupin dhe Bledari kishte chat email. Pamë një rezervuar. Rrugës bënin dhe shaka, ku Marigleni i thoshte Laertit “o lala ma le ta bëj unë, të mësoj dorën”.

Tafani: Marigleni dhe Bledari zbritën më pas nga makina, ne vijuam për në Korçë. Në një rezervuar që shkuam, Laerti nuk e pelqeu vendin. Ja rekomanduan Bledar Berberi dhe Mariglen Topuzi, në Korçë shkuam un Laerti dhe Lulzimi, shkuam tek shtëpia e Ligor Romaçkës, u nisëm për tek rezervuari i Gjankshit, na coi Ligori si i zonës, Laertit i pëlqeu. Lulzimin e lam aty, shkuam dhe morëm një litar e një gomë makine, e morëm Fridmanin në makinë, por s’i thamë gjë ku do shkonim. I thamë do paketojmë hashash. Sa mbërritëm, Laerti i thot Fridmanit po qysh ishte ai muhabet që ke thënë, ‘do flas po s’më nxorrët nga burgu’, ai tha jo dhe qante i shkreti, lutej o Marius me thoshte, thuaj t’më falë. Gjuajti njëher Lulzimi me e kap në kokë, por ai luajti kokën. Pastaj Laerti i tha vrite Lulzimit, i gjuajti mbrapa kokës, por ai levizte akoma, merrte fryme akoma. Pastaj i ramë me atë gomën, e lidhën me të dhe e futën në rezervuar, e lidhen trupin edhe me gomë që ta fundoste në ujë. Njëher e nxorri në sipërfaqe, pastaj e lidhëm me gurë dhe e hodhën brenda. m.p.

Të fundit

Zbulohen dy objektivat e Real Madridit me trajnerin Alonso

Pasi ka zyrtarizuar transferimin e Dean Hujisen dhe Alexander-Arnold, Reali Madrid po bën gati të zyrtarizojë dy goditjet e...

Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë gjatë! Lart e poshtë...

Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një foto-album me palestra moderne në shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet, të cilat po...

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Monopatinat sjellin probleme

51 aksidente në ditë raportohet se ndodhin në vendin tonë, përfshirë këtu ato automobilistike, por edhe rëniet nga lartësitë apo aksidente në punë. Këto shifra...

PD, grevë urie brenda Parlamentit? Klevis Balliu tregon skenaret

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, u pyet nëse do...

Lajme të tjera

Web TV