Myslimanët festojnë Kurban Bajramin, KMSH: Falja do bëhet mëngjesin e të premtes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kurban Bajrami do të falet mëngjesin e të premtes (6 qershor), në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Njoftimin e ka bërë me dije ditën e sotme vetë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, i cili njoftoi mes të tjerash se “për të gjithë besimtarët Kurban Bajrami do të falet ditën e premte, më datë 6 Qershor 2025, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë”.

KMSH ka zbuluar edhe programin e këtij kremtimi, që nis që nga ora 05:45 e mëngjesit, me faljen që do e drejtojë kreu i Komunitetit, Bujar Spahiu në orën 06:15 dhe deri te Hutbeja e Bajramit nga imami i xhamisë së “Et’hem Bej”, Elton Karaj.

KMSH nënvizon gjithashtu se edhe pritjet tradicionale do nisin nga ora 09:00 dhe zgjasin deri në mesditë.

“Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale me rastin e festës së Kurban Bajramit do të zhvillohen në selinë e KMSH-së, nga ora 09:00 deri në orën 12:00”, thuhet në njoftim, teksa urohen të gjithë besimtarët dhe shqiptarët “Gëzuar Bajramin”. m.p.

Të fundit

Rritet fluksi i udhëtarëve në Portin e Durrësit, turistë e emigrantë drejt Shqipërisë

Frekuentimi i linjave të trageteve në Portin e Durrësit ka shënuar rritje të ndjeshme këtë verë, krahasuar me vitet...

Në një botë më të nxehtë, duhet të kapërcejmë frikën nga hijet

Nga Sam Bloch Kur indeksi i nxehtësisë arriti 105 gradë Fahrenheit një fundjavë në fund të qershorit, unë dhe fëmija im i vogël ishim në...

Me pranga në duar/ Gjermani, i riu shqiptar arratiset gjatë transportit të të burgosurve

Një 23-vjeçar shqiptar në Gjermani ka arritur që të arratiset gjatë transportit të të burgosurve në Baden. Sipas medias gjermane, Badener Tagblatt, i riu, në...

Vit pas viti

Nga Artan Shkreli … Polonia gjate luftës humbi gati 40% të trashëgimisë arkitekturore dhe vetem Varshava u shkatërrua mbi 85%. Krenaria e polakëve për trashëgiminë e tyre...

Gara për kreun e BKH, SPAK njofton kandidatët e mbetur për fazën e radhës së testimit

SPAK ka njoftuar shtatë kandidatët e mbetur në garë për fazën tjetër të testimit. Siç bëjnë me dije burimet e gazetares së Top Channel Anila...

Lajme të tjera

Web TV