Kur luksi bllokon qytetin, banorët e Venecias kundër dasmës së Jeff Bezos!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dasma e miliarderit Jeff Bezos me Lauren Sanchez, e planifikuar më 24 qershor në ishullin San Giorgio Maggiore në Venecia ka shkaktuar reagime të forta nga banorët vendas.

Shumë venecianë janë të shqetësuar për ndikimin negativ që ngjarja do të ketë mbi qytetin, i cili tashmë vuan nga pasojat e turizmit masiv.
Sipas raportimeve, çifti ka rezervuar disa hotele luksoze dhe ka angazhuar të gjitha taksitë ujore në dispozicion, duke kufizuar qasjen për banorët dhe vizitorët e tjerë.

Pritet ardhja e shumë personaliteteve të famshme, çka do të çojë në masa të rrepta sigurie dhe mbyllje rrugësh, në kulmin e sezonit turistik.
Banorët janë gjithashtu të shqetësuar për ndikimin ekologjik të ngjarjes, përfshirë përdorimin e avionëve privatë dhe rritjen e ndotjes me dioksid karboni. Aktivistët kanë paralajmëruar protesta, duke akuzuar Bezosin se po e shndërron Venecian në “lojë për të pasurit”.

Ndërkohë, kryetari i bashkisë Luigi Brugnaro ka konfirmuar se dasma do të zhvillohet dhe se autoritetet po bashkëpunojnë me organizatorët për ta mbajtur ngjarjen në përputhje me vlerat kulturore dhe mjedisore të qytetit.
Megjithatë, shumë banorë mendojnë se autoritetet janë tepër tolerante ndaj interesave të njerëzve të pasur.

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez janë në një lidhje që nga viti 2019, pas ndarjes së Bezos nga ish-bashkëshortja MacKenzie Scott.
Edhe Sanchez ishte më parë e martuar me Patrick Whitesell. Para dasmës, thuhet se po finalizohet një marrëveshje paramartesore për të mbrojtur pasurinë e Bezos, e vlerësuar në rreth 200 miliardë euro./E.Ç

Të fundit

I vendosni duart pas shpine kur ecni?/ Çfarë do të thotë kjo për personalitetin tuaj

Shumë interpretime të ecjes me duart pas shpine lidhen me vetëbesimin dhe autoritetin . Ky qëndrim është i zakonshëm në mesin...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 28 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.4 lekë. Euro, blihet me 97.6 lekë dhe shitet 98.4 lekë. Franga...

Jugosllavia përjashtohet nga Kominterni: Përplasja Tito–Stalin trondit botën komuniste

28 qershor 1948 Më 28 qershor 1948, në kulmin e tensioneve të hershme të Luftës së Ftohtë, Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë, nën udhëheqjen e...

Ministri turk i Turizmit zgjedh Greqinë për pushime: Më duhet të kontrolloj rivalët

Ministri i Turizmit i Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, ftoi një kolumnist ta shoqëronte gjatë pushimeve në Greqi. Gazetari Ahmet Hakan Coskun shkroi për qëndrimin e...

“1 në 50 shqiptarë në Britani është në burg”/ Rama sfidon Farage: Absurde!

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në platformën X u është përgjigjur deklaratave të deputetit britanik Nigel Farage. Një ditë më parë deputeti...

Lajme të tjera

Web TV