Përfshihet nga flakët Fakulteti i Bujqësisë, studentët në panik evakuohen me shpejtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak pas orës 10:00 në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Tuscias në Viterbo, shpërtheu një zjarr i fuqishëm. Si pasojë, studentët, mësuesit dhe stafi u evakuan menjëherë nga ambientet e universitetit, ndërsa u krijua një kordon sigurie me rreze 500 metrash, duke përfshirë edhe një hotel pranë zonës së zjarrit. Njësitë e zjarrfikësve, me ndihmën e forcave të specializuara të ushtrisë, po punojnë intensivisht për fikjen e flakëve.

Flakët, që filluan nga çatia gjatë punimeve, u përhapën shpejt, duke rrezikuar laboratorët e kimisë dhe gjenetikës ku ruheshin substanca shumë të ndezshme, përfshirë 500 litra cilindra me etanol dhe azot.

Bashkia e Viterbos i ka bërë apel banorëve të mos i afrohen zonës së operacioneve dhe të mbajnë dritaret e shtëpive të mbyllura në një rreze prej një kilometri për shkak të tymit të dendur që është i dukshëm nga shumë pika të qytetit. Policia lokale ka bllokuar rrugët hyrëse në vendin e ngjarjes për të siguruar mbarëvajtjen e ndërhyrjeve. Situata vijon të monitorohet nga afër, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për shkaqet e zjarrit dhe dëmet e shkaktuara./kb

Të fundit

Sot nisin aplikimet për Fest 64. Kompozitorë e këngëtarë duhet të paraqesin punët e tyre

Nisin ethet e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, shkruan rtsh. Stafi drejtues i Fest 64 dhe RTSH kanë...

Vrasja e ish-parlamentarit, Ukraina: Rusia e përfshirë, arrestohet autori i dyshuar

Rusia është e përfshirë në vrasjen e ish-kryetarit të parlamentit ukrainas Andriy Parubiy, sipas autoriteteve në Kiev. Parubiy u qëllua për vdekje në qytetin...

Parashqevi Simaku feston 59-vjetorin e lindjes, mesazh prekës për të birin

Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku feston sot 59-vjetorin e lindjes. Ka qenë vetë ajo që ka bërë të ditur lajmin, përmes një postimi në rrjetin...

Këlliçi i bindur: Non grata për Berishën do të hiqet, kam 4 vite që e them

Demokrati Belind Këlliçi u shpreh se shumë shpejt Shtetet e Bashkuara do të heqin non gratën për Sali Berishën. Sipas Këlliçi, tashmë edhe në SHBA...

‘Nuk vij mo!’, Kryemadhi batuta pas daljes nga SPAK: Më thanë kush të duron ty…

Monika Kryemadhi, e cila u paraqit në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje, tha në fund të bisedës me gazetarët se nuk do të shkojë...

Lajme të tjera

Web TV