Myftiu i Kosovës uron besimtarët për Kurban Bajramin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar besimtarët për Festën e Kurban Bajramit, duke u bërë thirrje për më shumë mirësi mes tyre.

Në urimin e tij tradicional në prag të Festës së Bajramit të Vogël, Tërnava tha se kjo festë është përkujtim i sakrificës të profetit Ibrahim, “i cili ishte i gatshëm të flijonte më të dashurin e tij për hir të Zotit të madhërishëm, e i cili na mësoi se besimi i vërtetë nuk njeh kufi e as frikë nga sprovat, por gjen kuptimin e lartë pikërisht në dorëzimin ndaj vullnetit hyjnor të Zotit”.

“Në këtë ditë, zemrat e besimtarëve mbushen me mirënjohje dhe përkushtim, ndërsa duart e tyre shtrihen në ndihmë dhe bujari, ngase kjo festë është një akt që mishëron në frymën e afërsisë me Zotin dhe përgjegjësisë ndaj shoqërisë”, tha ai.

Myftiu Tërnava tha se Kurban Bajrami është festë fetare, por bart edhe mesazhe të thella shoqërore dhe atdhetare.

“Festa e Bajramit nuk kufizohet vetëm me adhurim, por ajo kontribuon në forcimin e vlerave që ndërtojnë shoqërinë dhe forcojnë atdheun”, u shpreh ai.

Festa e Kurban Bajramit karakterizohet me therjen e kubanit dhe kryerjen e haxhillëkut.

“Sot, kur miliona besimtarë janë në tokën e shenjtë të Mekës dhe ku do ta kalojnë këtë ditë në rrafshnaltën e Arafatit dhe në mesin e tyre gjenden edhe haxhilerët nga Kosova, të cilët janë duke e përjetuar haxhillëkun – udhëtimin e jetës – me lutjet e tyre drejtuar krijuesit për falje gabimesh, shëndet dhe mirëqenie për familjet e tyre, për popullin tonë dhe siguri për vatanin tonë”, tha Tërnava.

Haxhillëku ka nisur më 4 qershor dhe besimtarët myslimanë do të kryejnë rite fetare në Mekë deri më 8 qershor. Këtë vit, më shumë se 1.5 milion pelegrinë po marrin pjesë në ritualin më të rëndësishëm të Islamit. m.p.

Të fundit

Tragjedia e Los Alfaques: shpërthimi vdekjeprurës që tronditi Spanjën dhe Evropën

11 korrik 1978 Më 11 korrik 1978, në orët e paradites, një nga fatkeqësitë më të mëdha industriale dhe...

Rama kërcënon ndërtuesit: Do të shkoni të gjithë në burg nëse ndërtoni pa leje

Kryeministri Edi Rama tha se reforma e re për menaxhimin e territorit do të shmangë “gjelat” nëpër Prokurori dhe gjykata, duke iu referuar prokurores...

Netanyahu dhe strategjia e zvarritjes: Si e përdor krizën për të qëndruar në pushtet

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, përballë një koalicioni të brishtë dhe krizash të njëpasnjëshme politike, po ndjek një strategji të njohur për shtyrjen dhe zvarritjen...

Zjarr i pakontrolluar në Dimal/ Flakët afër banesave, banorët në panik

Një zjarr është regjistuar në Dimal. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje. Sipas raportimeve paraprake situata është jashtë kontrollit. Nga flakët rrezikohen disa banesa. Në ndihmë të zjarrfikësve...

Pse 30 këshilltarë janë pak për një drejtor ujësjellësi?

Nga Lutfi Dervishi Këshilltar për burimin e ujit, që të ruajmë origjinën shqiptare të ujit Këshilltar për basenin e ujit. Këshilltar për klorifikimin. Këshilltar për tubat kryesorë. Këshilltar për...

Lajme të tjera

Web TV