Ndahen Dakota Johnson dhe Chris Martin pas 8 vitesh bashkë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas gati një dekade bashkë, Dakota Johnson dhe Chris Martin thuhet se janë ndarë përfundimisht – dhe jo, këtë herë nuk është “pauzë”.

Sipas një burimi për revistën People, “këtë herë duket përfundimtare”. Çifti, që u lidh për herë të parë në vitin 2017, është parë për herë të fundit bashkë në muajin maj – dhe që atëherë, qetësi. Zero dalje publike. Zero komente. Dhe sipas fansave të tyre, ka diçka që s’po shkon.

Përfaqësuesit e tyre nuk kanë komentuar zyrtarisht, por aktorja ka lënë një “shije ndarjeje” në një intervistë për Los Angeles Times. E pyetur për rolin e saj të fundit, ajo tha:

“Gjithë ajo ndjesi e të mos diturit se ç’duhet bërë me zemrën tënde… e pashë shumë të sinqertë dhe të afërt me realitetin tim.”
Ajo shtoi më tej:

“Për shumë kohë kemi qenë të shpejtë në gjykim kur vjen puna te marrëdhëniet. Pse është ‘keq’ të ndahesh? Pse duhet të martohesh vetëm një herë? Apo në një moshë të caktuar? Pse, në fakt?”
Nëse kjo s’është mënyra më artistike për të njoftuar një ndarje, nuk dimë ç’tjetër mund të jetë.

Çfarë ndodhi mes Dakota Johnson dhe Chris Martin?

Në vitin 2020 u përfol për fejesë, edhe pse nuk pati kurrë konfirmim zyrtar. Në mars 2024, burime për People thanë se ishin “të fejuar prej vitesh”, por “nuk kishin ngut për martesë”. Në gusht, nisën thashethemet për një ndarje, të cilat u mohuan shpejt.

Por thuhet se marrëdhënia e tyre ka pasur luhatje, pauza, e sfida – si çdo lidhje ku karriera është prioritet për të dy. Për momentin, gjithçka është ende në zhvillim. Por fansat ndihen sikur kjo ndarje është vërtet e fundit./E.Ç

Të fundit

Amnesty International akuza Izraelit: Po shkaktoni uri të qëllimshme në Gaza

Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International, akuzoi Izraelin se po aplikon “një politikë të qëllimshme” për të...

Sot konkursi për degën Mjekësi e Përgjithshme, zbardhen detajet

Sot nis konkursi për degën Mjekësi e Përgjithshme në Shqipëri. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se ky konkurs zgjat 5 ditë, deri...

Kina shfaq ‘muskujt’/ Raketa hipersonike dhe armatim futurist në paradë

Rrugët e Pekinit janë shndërruar në një skenë të forcës ushtarake kineze, teksa Ushtria Çlirimtare Popullore (PLA) zhvilloi gjatë fundjavës një provë për paradën...

Kryediplomati gjerman: Kina po bëhet gjithnjë e më agresive

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë kritikoi Kinën për kërcënime e saj të vazhdueshme për “ndryshimin e njëanshëm” të kufijve në rajonin e Azi-Paqësorit, duke...

Viti i ri shkollor 2025-2026/ Çfarë duhet të dini?

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu ka bërë me dije detajet për vitin e ri shkollor. Sa i përket regjistrimit në klasat e para dhe të...

Lajme të tjera

Web TV