“Silvinjo nuk ua di hallin kosovarëve”. Flet njeriu që heshti Beogradin para 38 vitesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëdhënia dhe historia sportive futbollistike e Shqipërisë dhe Serbisë njeh pak kontakte, shumë tension por edhe shumë gëzim dhe sukses në fakt.

Brezat e rinj kujtojnë atë që ndodhi në Beograd më 14 tetor 2014, ku kuqezinjtë u dhunuan nga tifozët barbarë serb, ndërkohë sportivisht ne fituam 3 pikë, fituam kualifikimin dhe morëm pjesë për herë të parë në Europian në 2016-n në Francë, duke e bërë të pavlerë fitoren e tyre në Elbasan Arena në tetor të vitit 2015-të.

Jo vetëm kjo, nëse në Beograd u ngrit me dron flamuri kuqezi, më herët, apo saktësisht 38 vite më parë, Sokol Kushta e bëri të heshtë Beogradin me golin që i shënoi Partizanit me Flamurtarin.

“Këto ndeshje kanë qenë dhe janë gjithmonë të tilla, nuk ndryshon historia. Vuajtjet historike o kalojnë eventet sportive, prandaj dhe ngarkesa për këto ndeshje është dhe do të jetë gjithmonë e madhe. Një gjë pozitive kishte ekipi që luajti atëherë që u fokusua më tepër tek ndeshja dhe çdo gjë më vonë u bë historike, ekonomike, partiake dhe politike”, shprehet Kushta.

“Vuajtjet e 1998, 99 dhe 2000 Sylvinho nuk i ka kaluar, lojtarët kanë patur gjyshërit, baballarët që kanë vuajtur, shumica e tyre erdhën në Shqipëri tek ne dhe ne u bëmë pjesë e atyre vuajtjeve. Është pak e vështirë t’I mohosh, apo ti largosh Kosovarët dhe shqiptarët nga ajo ndjesi nacionaliste, prandaj unë ngul këmbë që vetë lojtarët duhet të marrin pjesën që i takon, nuk duhet të ndikohen nga emocionet.

Nuk ka ndonjë recetë, Partizani i Beogradit në ato vite, për mua vetëm Barcelonën kishte përpara, ishte një ekip I madh, nuk duhet ta lëmë anën sportive mënjanë, mos I ngatërroni gjërat. Ai ishte një ekip që një muaj më parë kishte mundur Interin 3-0 dhe ndjesia ndaj këtyre ekipeve është gjithmonë e madhe.

Lexo edhe :  40 mln euro për një shqiptar, Igli Tare nuk bën shaka te Milani

Dhe një sulmues që të bëjë diferencën çfarë e ndryshon? Vetëm goli dhe kujt ja bën golin. Unë kam dëshirë vetëm të mos humbasim çdo gjë tjetër është pozitive për ne. Nga ana sportive Serbia ka lojtarë shumë të mëdhenj individualisht, nuk mendojnë shumë për kombëtaren dhe ishallah vijnë edhe këtu me këtë mëndje. Ekipi direkt për në eliminatore që ne duhet të fitojmë është Serbia”, thekson ai. m.p.

Të fundit

Florida, 29-vjeçari humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë muajit të mjaltit

Muaji i mjaltit i një burri 29-vjeçar nga Kolorado përfundoi tragjikisht kur u godit nga rrufeja ndërsa ndodhej në...

Real Madrid ngel me gisht në gojë, “Kroos 2.0” preferon një skuadër tjetër

Angelo Stiller ka më shumë gjasa të transferohet te Bayern sesa te Real Madrid. Edhe pse klubi madrilen e konsideron si pasuesin e Toni...

Igli Tare jep lajmin e mirë për tifozët e Milanit: “Pa merak, dy yjet që doni…”

Rafael Leao dhe Mike Maignan do të vazhdojnë të jenë pjesë e Milanit edhe për sezonin e ri. Këtë la të paktën të kuptohet...

Miratohet ndërtimi i centralit të energjisë elektrike dhe fotovoltaike në Kolonjë

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe...

Trump: Para pak javësh ndalëm Serbinë, që ishte gati të vepronte

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se administrata e tij frenoi në kohë përshkallëzimin mes Kosovës e Serbisë pak javë më parë, raporton A2 CNN....

Lajme të tjera

Web TV