Asgjësohen 223 bimë kanabisi në Fier, në pranga 24 vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në qarkun e Fierit vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në kuadër të operacionit antikanabid të koduar “Koordinata”.

Në një njoftim për mediet, Policia e Shtetit bën me dije se është goditur një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, ndërsa është vënë në pranga autori.

Sipas njoftimit, në vijim të operacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, gjatë kontrollit të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur dronë, në vendin e quajtur “Kodra e dafinave”, në fshatin Gjorgoz, kanë konstatuar një parcelë në të cilën ishin kultivuar 223 fidanë narkotikë kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë organizuar punën dhe kanë vënë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin Renaldo Muskaj, 24 vjeç, banues në Cakran, ndërsa fidanët u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./kb

Të fundit

Rusia, Ukraina dhe territoret: Çfarë thotë e drejta ndërkombëtare?

Në prill të këtij viti, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se kishte rënë dakord në parim për një...

Kthjellime dhe reshje lokale shiu, parashikimi i motit 15 gusht 2025

Ditën e premte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët, ndërsa gradualisht pritet shtim...

OMONIA habit me deklaratën: S’ishte rastësi që zjarret dogjën zonat e minoriteti grek!

Organizata e Minoritetit grek në Shqipëri, Omonia, ka dalë në një deklaratë publike pas situatës së rëndë të zjarreve në jugun e vendit. Organizata...

Luana Vjollca i vë “flakën” Instagramit, reklamon linjat trupore në plazh

Moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca është një nga emrat më të komentuar në rrjetet sociale, jo vetëm për karrierën, por edhe për format e...

Spanjollët e dinë se vala vdekjeprurëse e të nxehtit tani është një ngjarje vjetore

Ne kemi nevojë për zgjidhje të përditshme si “bankat e freskisë” dhe hapësira të mbuluara, si dhe politika serioze për emetimet. Qeveria duhet të...

Lajme të tjera

Web TV