VIDEO/ Ishte bllokuar në plazhin e Akuariumit, policia i vjen në ndihmë turistit amerikan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Himarës dhe Policia Kufitare Dhërmi i kanë ardhur në ndihmë në ndihmë një shtetasi amerikan të bllokuar në zonën e plazhit të Akuariumit pas marrjes së njoftimit nga salla operative.

Shtetasi u lokalizua dhe u nxor nga zona ku ishte bllokuar, me mjet lundrues gomone, dhe më pas u transportua në Spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën.

Turisti falënderoi shërbimet e policisë për ndihmën e menjëhershme dhe profesionalizmin e treguar.

 

 

Njoftim i Policisë:

Ditën e djeshme, Salla Operative mori njoftim se një shtetas amerikan kishte mbetur i bllokuar në një zonë të thepisur pranë plazhit të Akuariumit, për shkak të dëmtimeve në këmbë gjatë eksplorimit të terrenit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me ato të Policisë Kufitare Dhërmi, organizuan ndërhyrjen. Shtetasi u lokalizua dhe u nxor nga zona ku ishte bllokuar, me mjet lundrues gomone, dhe më pas u transportua në Spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën.

Turisti falënderoi shërbimet e policisë për ndihmën e menjëhershme dhe profesionalizmin e treguar.

Policia mbetet e angazhuar për të garantuar sigurinë dhe për të ofruar ndihmë në çdo situatë emergjente.

#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve

/E.T

Të fundit

Trump u tërhoq, Teherani mburret: Materialin bërthamor e kemi futur në vend të sigurt

Izraeli ka nisur raketa drejt Iranit në një përpjekje për të dëmtuar aftësitë e tij bërthamore që nga e...

Nikaragua: Vrasja e gazetarit Bill Stewart dhe fundi i regjimit të Somozës

20 qershor 1979 Më 20 qershor 1979, gazetari amerikan Bill Stewart, korrespondent i rrjetit ABC News, u ekzekutua me gjakftohtësi nga një ushtar i regjimit...

Tjetër rast korrupsioni Meta-Kryemadhi/ Blerje dhe shpenzime me paratë e një biznesmeni

Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme në lidhje me dosjen ku i përfshirë rrzulton ish-presidenti Ilir Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi, mësohet se është...

Apeli i jep të drejtë Trump për kontrollin e Gardës Kombëtare në Kaliforni

Një gjykatë federale e apelit në SHBA ka vendosur të lejojë Presidentin amerikan Donald Trump të ketë kontroll mbi rreth 4,000 pjesëtarë të Gardës...

20 qershor 1991/ Bundestagu gjerman vendos rikthimin e qeverisë në Berlin

Më 20 qershor 1991, Bundestagu gjerman – parlamenti federal i Gjermanisë – mori një vendim historik: të zhvendosë selinë e qeverisë dhe parlamentit nga...

Lajme të tjera

Web TV