2 km nga kufiri me Serbinë, Kurti inaguron stacionin e ri policor në Zveçan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm dy kilometra larg kufirit me Serbinë, sot është përuruar objekti i ri i Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit.

Në këtë ceremoni morën pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.

Objekti i ri është ndërtuar me një investim prej 753 mijë eurosh dhe përfshin një sipërfaqe prej afër 3,980 metrash katrorë.

Në këtë stacion do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, e cila do të ketë për detyrë garantimin e sigurisë kufitare dhe parandalimin e aktiviteteve ilegale.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e krijimit të kushteve të denja për punonjësit e Policisë së Kosovës, duke nënvizuar se ky objekt do të ndikojë ndjeshëm në rritjen e efikasitetit në parandalimin e kontrabandës dhe veprimtarive tjera të jashtëligjshme.

Ai shprehu falënderime për të gjithë aktorët e përfshirë në këtë projekt, përfshirë operatorin ekonomik, Policinë e Kosovës, AKI-në, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, për bashkëpunimin e suksesshëm që mundësoi përfundimin e objektit vetëm gjashtë muaj e gjysmë pas vendosjes së gurthemelit, më 25 nëntor të vitit të kaluar.

Ky stacion pritet të luajë një rol kyç në forcimin e sigurisë në pjesën veriore të vendit dhe kontrollin më efikas të kufirit me Serbinë. m.p.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV