Sali Berisha nuk bën asnjë hap pas nga nxirja e Shqipërisë brenda dhe jashtë shtetit si një vend që drejtohet nga narkoshteti, ku bandat janë më të fuqishme se ligji.
Në konferencë për mediat sot, Berisha ritheksoi se “farsa elektorale dhe këto zgjedhje nuk do njiheshin kurrë”.
“Këto zgjedhje nuk njihen kurrë, janë farsë dhe jo zgjedhje. Kjo farsë nuk njihet kurrë….Shqipëria është free, është toka e kokainës. Këtu qeveria, shteti janë të zhytur në pluhur të bardhë. Duhet të vijnë nga Italia, Finlanda, Gjermania për të kapur drogën. Se ndryshe këta që marrin rroga? 7 mijë euro në muaj marrin, e s’u dalin se i kanë për kafe”, deklaroi Berisha.
Berisha vijoi të këmbëngulte për ‘trenin bullgar’ edhe pse zyrtarisht i është rrëzuar nga organet ligjzbatuese.
“Herën tjetër do paraqes tenin bullgar me të gjitha faktet dhe provat. Asgjë që shfaq KQZ nuk qëndro, janë falsifikime, fletët mungojnë, janë shumë. Ku janë fletët. U hapën 4 kuti në Vlorë, u gjeten 500 e ca fletë tepër? 450 fletë. Kutia e tërë, në do bajmë autopsinë e kësaj farse para jush, qytetarëve e komunitetit ndërkombëtar.”/e.t