Lajmi i fundit: Rama do të vizitojë SHBA-në pas tri ditësh!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Robert Papa, bëri të ditur se sipas burimeve të tij, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në SHBA në datat 12 deri më 17 qershor.

Duke folur në Euronews Albania, Papa tha se e ka të sigurt që Rama do të jetë në SHBA, ndërsa sipas tij, më 14 qershor Rama do të marrë pjesë në dasmën e Aleks Sorosit.

“Kjo është e sigurt. Rama vjen më 12 qershor dhe ikën më 17 qershor. Më 14 qershor martohet Aleks Soros. Burimet e mia i kam të sigurta që vjen – përveç nëse sëmuret, gjë që nuk ia urojmë. Më 14 qershor do të ketë një paradë në Uashington, dhe unë mendoja se do të ishte atje, por sipas informacioneve që kam, atë ditë martohet Aleks Soros, jo larg Nju Jorkut. Bëhet fjalë për një person që më parë ka qenë i martuar me burrë, tani martohet me grua”, tha gazetari.

Papa tha se vizita e Ramës në SHBA vjen në një kohë kur, sipas tij, Departamenti i Shtetit është “i akullt” me të, dhe mbetet për t’u parë sesi do të shkojë.

“Vizita e Ramës vjen në një kohë kur Departamenti i Shtetit është i akullt ndaj tij, por ai mund të thotë që nuk do të shkojë në Departament, se është kryeministër. Me sa di unë, nuk është vizitë zyrtare, është vizitë private. Mund të takojë Kushnerin, mund ta takojë – e shpëton kjo, nuk e di. Unë kam qenë diplomat, mjafton të bësh një telefonatë në Departament, dikush duhet ta presë, nuk ka rëndësi se kush. Por unë mund të them që sa herë vinin Berisha apo Nano – edhe në OKB – takoheshin me Sekretarin e Shtetit. Do të doja që Rama të ishte serioz, të takonte administratën amerikane, të tregonte pozicionin shqiptar, të tregonte se ku qëndron kjo administratë në raport me ne. Nuk ka ndodhur kurrë që të tallet ambasada në këtë mënyrë – pa ambasador, me ato dy mesazhe, duke thënë “urojmë popullin shqiptar” sikur të jemi Nigeria, dhe një ripostim i ambasadës – janë të dyja mesazhe për të,” tha Papa. m.p.

Të fundit

Lindja e një Kombi: Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

4 Korrik 1776 Më 4 korrik 1776, në qytetin e Filadelfias, u firmos një prej dokumenteve më të rëndësishëm në...

Më pak taksa për amerikanët/ Kongresi miraton projektligjin e Trump

Dhoma e përfaqësuesve miratoi të enjten projektligjin e taksave dhe shpenzimeve me 218 vota pro dhe 2014 kundër. Dy republikanë iu bashkuan demokratëve dhe...

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin është më i rëndësishëm se...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Lajme të tjera

Web TV