Manja: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka marrë pjesë sot në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore që u mbajt në Shqipëri pas 13 vitesh.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manja tha se gjatë kësaj Konference ka theksuar përkushtimin e vendit për një sistem drejtësie të besueshëm, efikas dhe të digjitalizuar.

Ministri vuri theksin te suksesi i reformave, të cilat kanë hapur rrugën për një sistem të konsoliduar, ndërsa nënvizoi zbatimin e një strategjie për për reduktimin e çështjeve të mbartura dhe digjitalizimin e shërbimeve gjyqësore.

Postimi i plotë i ministrit Manja:

Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale!

Nga Vlora, në Konferencën Ndërkombëtare të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, e organizuar nga Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë dhe CEELI, ndava vizionin tonë për një sistem drejtësie të besueshëm, efikas dhe të digjitalizuar.

Reforma në drejtësi dhe përmbyllja me sukses e procesit të vettingut kanë hapur rrugën për një sistem të konsoliduar.

Po zbatojmë një strategji të qartë për reduktimin e backlog-ut dhe digjitalizimin e sistemit gjyqësor.

Në vitin 2027, Shqipëria do të jetë mikpritëse e Kongresit Botëror të Drejtësisë, si dëshmi e progresit tonë të qëndrueshëm./e.t

Të fundit

Hamasi pranon propozimin për armëpushim në Gaza

Hamasi ka rënë dakord me propozimin e fundit nga ndërmjetësuesit rajonalë për një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje...

Krasniqi reagon pas publikimit të aktgjykimit të Kushtetueses

Pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese që pritet t'i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka reaguar edhe kreu i...

I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali, blindohet kufiri

Një i burgosur që sipas mediave greke është shqiptar, u arratis nga Klinika Kirurgjikale e Spitalit të përgjithshëm në Kostur ku po trajtohej, duke...

APL kërkon shfuqizimin e disa neneve në Kodin e ri Penal

Në një kohë kur ekonomia kërkon stabilitet dhe tregu i lirë duhet të funksionojë pa pengesa, Kodi i ri Penal po sjell debate të...

Tedi Blushi: 251 kriminelë të lirë, Ilir Meta në burg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për shtyp ka theksuar se mosekzekutimi i 251 urdhër-arresteve të lëshuara nga...

Lajme të tjera

Web TV