METODA: Si autoritetet italiane mund të zbardhin vrasjen mafioze të 45 viteve më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hetuesit e Prokurorisë së Palermos, në Itali, kanë zgjedhur teknologjitë e reja për të nxjerrë ADN-në nga një gjurmë e gjetur 45 vjet më parë, në vendin ku u vra vëllai i presidentit aktual të Italisë, Piersanti Mattarella.

Ngjarja ka ndodhur më 6 janar 1980 dhe 12 qershorin e ardhshëm, hetuesit do të ngarkohen me detyrën për të bërë krahasimin e gjurmës biologjike të gjetur në skenën e krimit.

Konkretisht, gjurma në fjalë u gjet në derën e anës së shoferit të një makine tip “FIAT 127”, e përdorur nga vrasësit për t’u larguar nga vendngjarja. Menjëherë pas vrasjes, gjurma u arkivua pasi u konsiderua e papërdorshme për të zbardhur identitetin e personit që e kishte lënë.

Por sot ekspertët janë të bindur se ajo mund të përdoret për ta krahasuar me ADN-në e personave të hetuar Antonio Madonia dhe Giuseppe Lucchese, dy vrasësit e Cosa Nostra-s, që dyshohen se i qëlluan Mattarella-s, asokohe guvernator i rajonit të Sicilisë.

Nga hetimet e derimësotme janë ngritur dyshimet se automjeti i përdorur nga dy atentatorët, që atëherë ishin të moshave 28 dhe 22 vjeç, drejtohej nga Lucchese, figurë e spikatur e fraksionit mafioz të korleonezëve.

Por asgjë nuk ka qenë konfirmuar dhe pritet që analizat shkencore që do të kryhen pas pak ditësh të hedhin dritë ose të konfirmojnë hipotezat e hetuesve.

Për vrasjen e Mattarella-s, që fillimisht u mendua se ishte bërë nga një grup neofashist, janë dënuar si urdhërues bosët më të lartë të kupolës mafioze të Sicilisë, mes të cilëve Totò Riina dhe Bernardo Provenzano. m.p.

Të fundit

Policia Bashkiake ‘zgjohet nga gjumi’, liron hapësirat publike, gjoba për automjetet

Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës pas kritikave të kryeministrit Edi Rama. Policia bën...

“Meta dhe Berisha kanë përvetësuar 200 mld euro”/ Beqiri: Kanë bërë batërdinë në vend

Shqipëria në këto tre dekada është sunduar nga krimi dhe korrupsioni dhe kjo ka disa persona, që duhet të mbahen përgjegjës. Kështu u shpreh...

Diskursi mbi Gazën është “Vylan-izuar” – kjo strategji shpërqendrimi nuk funksionon më

Archie Bland Nëse je i përfshirë në biznesin e etiketimit të “përbindëshave”, nuk është çudi që të shkëlqejnë sytë kur dëgjon për një grup punk...

Khamenei del nga bunkeri, rishfaqet për herë të parë në publik pas luftës me Izraelin

Për herë të parë që prej shpërthimit të luftës 12-ditore mes Iranit dhe Izraelit, Lideri Suprem, Ajatollahu Ali Khamenei është shfaqur në publik. Televizioni shtetëror...

Dashuria në distancë, Grida Duma flet për herë të parë: Kam ndryshuar shumë!

Grida Duma ka folur për herë të parë rreth jetës së saj private, përfshirë marrëdhëniet e dashurisë. Ajo ka treguar se i është dashur të...

Lajme të tjera

Web TV