Ndeshja me Letoninë, Sylvinho në konferencë: Ka nisur numërimi mbrapsht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka vlerësuar punën që ka bërë kolegu i tij te Letonia, skuadër me të cilën Shqipëria do të ndeshet të martën në mbrëmje në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Ai shtoi se ndeshja është tepër e rëndësishme, për të dy skuadrat. “Ka nisur tashmë numërimi mbrapsht. Nuk e di a është vendimtare, por shumë e rëndësishme. Letonia ka një trajner italian, Paolo Nicolato, luajnë në mënyrë të kodifikuar. Letonia ka lojtarë të gjatë dhe mund të luajë në disa mënyra. Nuk e di se si do të përkthehet termi “i kodifikuar” te trajneri, por nesër do flas vetë me të në fushë”, tha braziliani në konferencë për mediat.

I pyetur se cili do të jetë kapiten nesër, duke qenë se mungon për shkak dëmtimi Berat Gjimshiti, Sylvinho tha: “Varet, nëse luan një lojtar, zgjidhet ai. Nëse nuk luan, do jetë një tjetër”. Në mungesë të Gjimshitit, kapiten i Shqipërisë ka qenë Hysaj, ndërsa në disa raste edhe Ardian Ismajli. Duket se braziliani nuk e ka ndarë ende mendjen nëse të martën do të luajë Balliu apo shkodrani që fitoi penalltinë kundër Serbisë.

Sylvinho iu përgjigj edhe pyetjes për mundësinë e përdorimit të Mario Mitajt në mesfushë, duke parë aftësitë e tij me topin. “Është lojtar shumë teknik. Por nuk është e lehtë. Në Kombëtare nuk ke kohë për të parë lojtarin. Nuk kemi kohë për të provuar. Ai është mbrojtës i majtë, ka shumë cilësi dhe jep më të mirën në kombëtare dhe klubin ku luan. Kështu që do të vazhdojë kështu për momentin”, tha braziliani.

Pas barazimit 0-0 të shtunën ndaj Serbisë, Shqipëria renditet në vend të dytë në grupin kualifikues për Kupën e Botës, me 4 pikë. Sfida e radhës për kuqezinjtë është ajo në Riga kundër Letonisë të martën në 20:45. m.p.

Të fundit

Vjena është shpallur si utopia e qiramarrësve – ja pse

nga Justin Kadi Kur bëhet fjalë për shembuj model në debatin për strehimin, Vjena është shpesh një pikë referimi. Kryeqyteti...

Asllani drejt largimit nga Interi? Pengesë mbetet çmimi

Kristjan Asllani është gjithnjë e më pranë një largimi të mundshëm nga Interi, me klubin zikaltër që tashmë është i gatshëm të dëgjojë oferta...

Zjarri te Pazari i ri në Tiranë, zjarrfikësit në vendngjarje

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në një banesë pranë Pazarit të Ri në kryeqytet. Po shihen nga larg flakët e zjarrit në përmasa...

“Motra ime e dashur Meloni…” Rama flet në konferencën për Ukrainën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim me tone miqësore dhe ironike gjatë Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës, që u zhvillua në...

E rëndë në Shëngjin/ Punëtori bie nga skela, dërgohet me urgjencë te Spitali i Traumës

Një aksident në punë ka ndodhur sot pranë një kantieri ndërtimi në zonës e “Ranës së Hedhur” në Shëngjin. Sipas burimeve policore, një punëtor ka...

Lajme të tjera

Web TV