PD, analizën e humbjes nuk e bën humbësi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Sebi Alla

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ua ka bërë të qartë të tijëve dhe publikut se gjëja që nuk e mendon as si të fundit është dorëheqja. Në parti i japin kohë kohës për të shëruar një plagë që nuk mbyllet. Sikurse pritej, Berisha është ai që vijon të duket herë si përgjegjës, herë si triumfator dhe herë si shpëtimtar që me bindjen e tij do të bindë ndërkombëtarët që zgjedhjet e 11 majit të vihen në pikëpyetje.

PD ka akuzuar kundërshtarin politik Edi Rama se përdori administratën shtetërore, krimin e organizuar dhe ligje specifike për të ndikuar drejtëpërdrejt në rezultatin e zgjedhjeve. Me këtë fabul, Berisha po mbahet për të mos dhënë dorëheqje, në shkelje edhe të statutit të vetë PD-së. Rezultati i zgjedhjeve të 11 majit kërkon përgjegjës, jo vetëm një kokë të “madhe” që të sakrifikohet për “kokat” më të vogla. Çfarë duhet të ndodhë më shumë në PD që të mbahet përgjegjësi?

Rama feston mandatin e katërt radhazi, ndërsa PD shënon jo vetëm humbjet radhazi, por edhe rënien me veten, në një paradoks të padeshifrueshëm se si është e mundur që një qeveri e akuzuar për korrupsion në nivele të larta, me probleme në ekonomi, varfëri dhe emigracion masiv, vijon të fitojë, madje gjithnjë me rritje nga zgjedhjet në zgjedhje?

Berisha kësaj pyetjeje i jep përgjigjen se Rama votat i blen, i manipulon dhe tjetërson që në gjenezë. Nëse kjo është e vërtetë, sërish përgjegjësia nuk ka si ikën nga lidershipi i PD-së. Nuk është më vetëm akuza ndaj kundërshtarit, por në mënyrë indirekte për votuesit. Pra, shqiptarët janë një popull që blihet për një votë, frikacak që shantazhohet nga më i forti dhe interesaxhi që e lidh moralin me një vend pune në administratë.

Dhe sipas Berishën qenkan shumë të tillë…! Ngado ta vërtitësh PD duhet të bëjë një analizë të thelluar mbi arsyet e humbjes. Për të përmbysur një qeverisje, aq më shumë kur e quan autoritare, vetëm dy mënyra ka… Së pari, revoltë popullore. E dyta. krijim fryme për të mposhtur me dinjitet dhe votë një autokraci politiko-oligarkike (term i i njohur). PD dhe vetë Berisha i ka provuar të dyja format dhe asnjëra prej tyre nuk i ka ngjitur. Provoi protestat, por ato nisën të sfumoheshin gjithnjë e më shumë. Provoi krijim fryme dhe paraqitje programi në fushatë dhe sërish nuk i eci. PD duket e ezauruar në metodologji politike, pasi mirë apo keq i provoi të gjitha mënyrat. Tashmë i ka mbetur vetëm një rrugë: analizë serioze dhe mbajtje përgjegjësie.

Lexo edhe :  E pamundura

Analizën e humbjes vetëm humbësit që nuk pranojnë humbjen nuk mund ta bëjnë. Në PD analizë pa mbajtur përgjegjësi për çfarë shkoi aq keq nuk e bën dot as Sali Berisha dhe asnjë nga 50 deputetët e grupit të tij parlamentar. Sigurisht as strukturat e kupolës drejtuese, një pjesë e madhe e të cilëve janë aty me izmin e kryetarit, mirënjohja ndaj të cilit i kalon kufijtë e adhurimit.

PD nuk mund të trajtohet si parti personale me pronar kryesor Berishën dhe më pas “bashkëpronarë” sipas “pjesëve takuese” të grupit të tij të ngushtë. Partia Demokratike duhet parë si aset shumë më i madh sesa e një grupi të vogël. Analizën e mirëfilltë duhet ta bëjnë njerëz me bindje, të papërlyer, të papërshirë në drama hubjeje sistematike.

Këta njërëz gjenden, jo si emra duke i krijuar, por vetishëm brenda një force që edhe në ditët e saj më të zeza siguron jo më pas se gjysmë milioni vota. Është koha që partia tu dorëzohet pa kushte atyre që u takon, votuesve të saj dhe jo vetëm. Mbi të gjithëve qytetarëve jo të angazhuar politikisht, por me krijimin e një rryme e fryme të re në PD dë të afroheshin vetishëm, për të përmbysur (nëse është e vërtetë), një regjim autoritar, fundi i së cilës nuk mund të pritet që të vijë vete. Kryetarokracia nuk mund të mposhtë autokraci! Ajo që PD sot ka është një kryetar dhe disa të tjerë që I vijnë pas, duke u kënaqur me një karrige deputeti dhe pushtet ekonomik, që paradoksalisht e marrin edhe kur janë në opozitë. Humbësit e vërtetë janë qytetarët, shumë të djathtë që kanë nisur të shohin një lloj raprezalje psikologjike që u vjen nga katër herë fituesit!

Të fundit

“Rrezik nga krimi dhe grupet e drogës”, SHBA rendit Shqipërinë mes vendeve të rrezikshme

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një listë të vendeve evropiane që konsiderohen me rrezik për turistët amerikanë, për...

Goditet materniteti, Rusia nis sulmet ajrore masive në Kiev dhe Odessa

Ushtria ruse nisi përsëri sulme të rënda ajrore mbi Ukrainën gjatë natës të së martës. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, reagoi në...

Shqipëri “e thatë” në Letoni, barazim 1-1 kur pritej fitorja e madhe

Pas barazimit pa gola me Serbinë në "Air Albania", transferta e sotme e kombëtares shqiptare me Letoninë nuk rezultoi e suksesshme. Në minutën e 21-të,...

Tiranë, 69-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Mësohet se një 69-vjeçar është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku...

“Urime se na çmende”, Erion Braçe zbulon mesazhin që mori nga Rama

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka foluar në emisionin "Frontline" në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Erion Braçe ka...

Lajme të tjera

Web TV